Inxhinieri Ebrahim Khodabande, drejtori i përgjithshëm i Shoqërisë Nejat, përmes disa letrave të ndara drejtuar një numri zyrtarësh të qeverisë shqiptare shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për zyrtarët e qeverisë shqiptare, letra të cilat iu dorëzuan me shkrim secilës zyrë.
Në disa nga këto letra, drejtori i Shoqatës Nejat shkruan:
“Nëpërmjet ish-anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) në shoqatë Nejat (Shpëtimi) në Shqipëri, mësova se në shumë raste këta njerëz janë mbështetur dhe përkrahur nga autoritetet vendase dhe prej tyre kanë marrë udhëzime efikase.
Këta persona janë shprehur të kënaqur nga takimet që kanë pasur dhe udhëzimet që kanë marrë dhe kanë pohuar se të drejtat e tyre janë respektuar plotësisht dhe se atyre u është treguar gjithmonë rruga e drejtë. Ata në komunikimet e tyre janë ndjerë gjithmonë të sigurt dhe të mbështetur dhe kanë fituar forcë.”
Gjithashtu në këto letra thuhet: “Kohët e fundit, anëtarët e Shoqatës Nejat (Shpëtimi) në Shqipëri kanë patur probleme dhe në këtë drejtim kanë kërkuar që autoritetet e qeverisë shqiptare të ndërhynin për ndihmë dhe të zgjidhnin problemet e tyre dhe autoritetet e qeverisë shqiptare ndërhynë dhe vepruan duke ndihmuar sipas kërkesës së anëtarëve të Shoqatës Nejat (Shpëtimi) në Shqipëri. Sipas raportimeve të marra nga anëtarët e shoqatës sonë në Shqipëri, deri më tani sa herë që u janë drejtuar autoriteteve të qeverisë shqiptare dhe kanë kërkuar ndihmë, ata kanë marrë ndihmë.”
Në këto mesazhe përmendet fakti se zyrtarët e policisë kanë ndihmuar z. Bijar Rahimi dhe Ali Asghar në kohën kur ata janë larguar nga kampi i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) dhe janë paraqitur në komisariat. Në atë kohë zyrtarët e policisë u kanë dhënë atyre një ndjenjë sigurie dhe paqeje, duke eliminuar kështu efektet e gënjeshtrave të injektuara në mendjet e tyre nga drejtuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK). Ndryshe nga sa prisnin, këta persona kur shkuan në komisariat, konstatuan se ishin të mirëpritur dhe u siguruan se ndaj tyre nuk ekzistonte asnjë kërcënim.
Khodabandeh për aktivitetet e anëtarëve të larguar dhe ndarë në Shqipëri shkroi:
“Ish anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) në Shqipëri, sa i përket përmbushjes së kërkesave të familjeve, synojnë të shtrijnë edhe më gjerë dhe seriozisht veprimtarinë e tyre të të drejtave të njeriut duke patur kontakt të ngushtë me Shoqatën Najat dhe besim i tyre në mbështetjen e autoritetet e qeverisë shqiptare, këtyre njerëzve u jep më shumë kurajë.
Ibrahim Khodabande në një pjesë të letrave të tij është shprehur:
“Përsa i përket Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) , duhet theksuar se gjatë 7 viteve të kaluara, në letra të shumta drejtuar zyrtarëve të qeverisë shqiptare atyre u është shpjeguar natyra sektare dhe kundra të drejtave të njeriut të kësaj organizate. Përgjatë shumë e shumë viteve që ata kanë jetuar jashtë Iranit dhe në vende të ndryshme, për vendin pritës ata janë kthyer gjithmonë në një problem të sigurisë kombëtare. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) vepron kundër interesave më të larta të popullit iranian, por ndër vite është vërtetuar se këto veprime kanë qenë gjithmonë edhe kundër interesave kombëtare të vendit pritës.”
Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Nejat në përfundim të letrave të tij ka cituar:
“Shoqata Nejat është thellësisht mirënjohëse ndaj autoriteteve të qeverisë shqiptare për ndihmat dhe udhëzimet e dhëna. Shpresoj që një ditë të kem mundësi t’iu shpreh personalisht mirënjohjen e familjeve dhe ish anëtarëve, shkëlqesisë tuaj dhe kolegëve tuaj. Gjithashtu do të dëshiroja të vija në vendin tuaj dhe të ndaj me ju, qeverinë dhe popullin e Shqipërisë përvojën time prej dekadash lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit(MEK).”