Dokumentari nga Tirana në Teheran

Më 20 shtator 2023, në teatrin e hotel Dora në Tiranë, për qytetarët shqiptarë u transmetua dokumentari “Nga Tirana në Teheran”, i cili u prit mjaft mirë nga të pranishmit.

Në ceremoninë hapëse znj. Erisa Rahimi për të pranishmit fillimisht shpalli programin përkatës dhe më pas shpjegoi dokumentarin. Pas fjalimit të u shfaq dokumentari “Nga Tirana në Teheran”. Pas transmetimit fjalën e mori zonja Naime Gjongecaj, e ftuara speciale e programit. Në fjalën e saj zonja Gjongecaj tha se përgjegjësia jonë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë është të jemi zëri i nënave që kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre nga robëria e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK).

Pas saj fjalën e mbajti z. Aldo Sulollari, drejtor mediatik i Shoqatës Shqiptare të Shpëtimit. Fillimisht ai pyeti nëse është e drejtë apo jo që një nënë të jetë larg fëmijës së saj qoftë edhe një orë. Më pas ai vazhdoi dhe tha se sot, për fat të keq, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) ua ka bërë këtë të keqe nënave që janë në pritje jo vetëm për një orë, por për vite me radhë. Ai tha se shumë nëna kanë ndërruar jetë por pas vitesh nuk kanë mundur të flasin me të dashurit e tyre as edhe për një minutë. Në fund të programit, znj. Erisa Rahimi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.

Shoqëria Shqiptare Nejat (Shpëtimi)

 

 

Exit mobile version