Një histori e rrallë u trajtua në Vila24 me moderatoren Anila Çela. Dashuria e ish muhaxhedinit Sarfaraz Rahimi me vajzën shqiptare Erisa Idrizi, përkthyese e gjuhës Perse.
Ata sot janë prindër të një vajze 5 vjeçare dhe kanë një jetë të qetë por Sarfazi tregoi në këtë intervistë për jetën që kishte kaluar 21 vite në MEK.
“Ne në MEK jetonim sipas rregullave dhe një disipline ushtarake që ata na vendosnin, le të themi që kemi qenë si robotë. Çoheshim në mëngjes me një urdhër dhe çdo punë që bënim më pas vazhdonte po me urdhëra. Edhe vetë unë kam qëndruar 21 vite në MEK.
Ne nga bota e internetit s’dinim, nuk dinim si përdorej telefoni, por më e rëndësishmja s’na kishte ngelur asnjë ndjesi nga ato të familjes”.
Tetova Sot