Zedhenës për mediat në shoqërinë Nejat Albania.
Përshendes ne emer te shoqates Nejat Albania, te gjithe publikun shqiptar dhe te diaspores.
Sjell nje reagim publik ne lidhje me nje lajm i cili vjen si rrjedhojë e organizates se MEK e cila aktualisht po ndihet e frikesuar nga perhapja e se te vertetes ne media.
Separi do te ndalem tek pika e pare, e cila thuhet në portalin Iran Probe.
Të nderuar, une kam pjese e medias prej 9 vitesh, jam gazetar dhe aktualisht producent lajmesh, dhe ne karrieren time, nuk di te kem frike te perhap nje informacion te vertete.
Informacionet per te cilat une percjell ne media, jane rrefyer personalisht nga personat te cilet kam intervistuar, ose u kam dhene hapesire mediatike per te thene publikisht se si kane jetuar ne kampin e MEK.
Nje gazetar nuk ka te drejte te ndryshoj fjalen e nje personi ne deklarate, dhe ne te gjithe personat qe kam intervistuar eshte thene dhe konstatuar se ne kampin e MEK jane shkelur te gjitha te drejtat e njeriut, per nje njeri te lire dhe me parime demokratike, ashtu sic ju pretendoni qe po beni.
Se dyti, kur behet nje artikull, ju sugjeroj qe autori i artikullit te indetifikohet me emer dhe mbiemer, kur drejtohet me akuza te tilla, nese nuk keni frike te indetifikoheni.
Artikulli qe eshte bere nga portali me mbeshtetje nga MEK, qe quhet Iran Probe, duhet te dini se nje nder elementet kryesore te shkrimit ne gazetari, eshte qe kur dikush jep nje deklarate ne media te dali i indetifikuar se kush eshte.
Ne kemi dal me figure dhe emer dhe mbiemer, sepse ne nuk kemi bere asnje shkelje ligjore.
Shkeljet e parimeve te te drejtave te njeriut i kane bere vetem drejtuesit e kampit te MEK me keqtrajtimit te anetareve te tyre.
Ju keni ndaluar te komunikohet me familjaret e anetareve te MEK sepse ata i kane thene qe familja eshte armik, pasi keni dashur ti perdorni si instrumenta per qellimet tuaja.
Ju keni ndaluar qe ata anetar te kene familjen e tyre dhe nese jane futur ne ate kamp burre dhe grua ju i keni bere ta shohin njeri tjetrin si te panjohur.
Ato qe une kam thene ne media jane te vertetat e errta te MEK qe ju i fshihni.
E verteta qe une kam thene ne media eshte se zoti Sarfaraz Rahimi kishte 7 vite pa takuar vellain e tij Bijar Rahimi, dhe kur Zoti Sarfaraz eshte martuar ju nuk e keni lejuar Bijarin te jete pjese ne ceremonine e marteses te vellait te tij.
Kjo eshte demokracia e MEK?
E verteta qe kam thene une ne media eshte se Bijar Rahimi doli ne media dhe tregoj tmerret qe ka perjetuar ne MEK. Qe ju eshte lutur te dal dhe ju e keni lene pa nje pergjigje.
Kjo eshte demokracia e MEK?
E verteta qe kam thene une ne media eshte e verteta e Khalil Anserian, qe para nje muaj vellai i tij nderroj jete, dhe kishte vite pa i ndjere aromen vellait te tij dhe pa e perqafuar.
Kjo eshte demokracia e MEK?
E verteta qe kam percjell une ne media jane fjalet e Ali Zamani, i cili eshte ndar nga familja e tij nga kampi i MEK. La pas vajzen dhe djalin e tij. Nuk e dinte nese femijet e tij ishin gjalle.
Kjo eshte demokracia e MEK?
E verteta qe kam percjell une ne media eshte se ju mbani te mbyllur ne ate kamp, zonja dhe zoterinje mbi 40 ose 50 vjeç, te cilet kane frike te dalin nga kampi, sepse ju i paguani cdo gje, dhe vetem per te ngene buke, qendrojne ne kangjellat e burgut tuaj, sepse ju i keni thene qe policia shqiptare eshte e keqe dhe do tju burgosin, sepse ju keni frike qe nese ju ikin anetaret, do tju iki shpresa per te vazhduar aktivitetin tuaj.
Kjo eshte demokracia e MEK?
Une ne media kam nxjerre te vertetat e Mostafa Beheshtit, i cili momenti i fundit kur pa nenen e tij ishte nje foto qe ishte duke nderruar jete dhe nuk e perqafoj kurre dhe deklaroj publikisht se eshte dhunuar ne forma te ndryshme nga ju.
Kjo eshte demokracia e MEK?
E verteta qe kam thene une ne media, eshte fjala e nenes Soraje Abdulahi, nena e Amir Aslan, qe ajo nene mban zi, dhe vajton per femijen e tij dhe pse e ka gjalle, ajo nuk e ka takuar kurre prej MEK.
Kjo eshte demokracia juaj?
E verteta ime eshte se NEJAT ne gjuhen shqipe do te thote SHPETIM, dhe ne kemi shpetuar keta iranian te cilet braktisen MEK,
Kane krijuar familjet e tyre ketu,
Kane mesuar te perdorin celularin me prekje, dhe me ne fund flasin me familjet e tyre ne Iran,
Kane filluar pune ne profesione te ndryshme, dhe jemi nje familje e madhe.
Ju premtoj dhe dicka, qe une jam gazetar dhe do qendroj i drejte dhe transparent deri ne fund, dhe nese vazhdoni me kercenime, ta dini qe do keni pasoja institucionale.
Nga Aldo Sulollari,