Kush është ajo nënë që gëzon kur fëmija i saj është larg?

Festat kaluan dhe çdo njeri i festoi me njerzit që donin më shumë. U ndje një lumturi sikur e gjithë
bota po gëzonte. Më ranë ndërmend diçka. Po sikur të mos kenë qënë te lumtur te gjithe? Po sikur
ato nëna qe presin femijet e tyre të kenë vajtuar? Sikur buzqeshja te mos u eshte kthyer per asnje
sekont!

Ashtu është vërtetë. Jam e bindur për këtë. Kush është ajo nënë që gëzon kur fëmija i saj është larg?

Kush mund të mendoj për të ndjerë lumturi kur fryma e tyre është kilometër larg dhe të pamundur

për të kuptuar të gjithë këtë torturë që po u shkaktojnë nënave, baballarëve, motrave por edhe me shume. Kush është ajo nënë që duke ditur se femija i mbahet peng dhe zeri nuk i degjohet as ne kete

periudhe ku njeriu eshte me afer se asnjeher nepermjet rrjeteve sociale dhe aparateve telefonik. Por jo, femijeve te ketyre nenave u a kan ndaluar. Ne kete periudhe te mos lejosh perdorimin e telefonit

dhe lidhjen me familjen eshte mizori.Prandaj i kuptoj. Jam e sigurt qe keto nena luten çdo ditë për fëmijët e tyre. Asnje ditë nuk do ta ndjejnë lumturinë deri kur dera tu trokitet dhe hapi i rendë i femijës se vet te degjohet. Ato luten per ate dite. Luten te jenë gjallë qe te shohin femijën që më aq sakeidicë i sollën në jetë. Luten që dita që
ata te kthehen dhe ky absurd te mbarojë.

Brikela Sulollari

Exit mobile version