Inxhinier Ibrahim Khodabandeh, Drejtori i “Shoqatës Nexhat/Shpëtimi”, ka shkruar një letër të detajuar për autoritetet përgjegjëse të Qeverisë Shqiptare, e cila është dorëzuar më 24 janar të këtij viti së bashku me dokumente të ndryshme shtesë nga “Shoqata e Shpëtimit” që operon në Shqipëri.
Kjo letër përmban informacione të reja si dhe kërkesa të ndryshme nga Qeveria e Shqipërisë.
Më poshtë kam bërë një përmbledhje të kësaj letre.
Drejtuar Autoriteteve Përkatëse të Qeverisë Shqiptare
Më poshtë po ju paraqes disa çështje:
Më 20 qershor të vitit të kaluar, Kampi i mbyllur dhe i largët i Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK në Shqipëri, ju nënshtrua një kontrolli nga forcat e policisë me urdhër gjyqësor. Sigurisht, që reagimi i kësaj Organizate, ishte i dhunshëm dhe i paligjshëm – ashtu siç është edhe vetë natyra e saj sektare – dhe kjo ka ndodhur edhe herë të tjera në Irak dhe vende të ndryshme.
Para këtij incidenti, Kryeministri i nderuar i Republikës së Shqipërisë, kishte deklaruar në intervista dhe deklaratat e tij të ndryshme se Muxhahedine Khalk/MEK, janë pranuar në Shqipëri vetëm për arsye humanitare, por ata nuk iu përmbajtën obligimeve të tyre dhe u bënë kërcënim për sigurinë kombëtare. Nuk ka qënë dhe nuk është e fshehtë për askënd që Organizata Muxhahedine Khalgh (MEK), synon dhe dhe cënon sigurinë psikologjike dhe fizike të popullit iranian nga territori i Shqipërisë.
Gjatë 7 viteve që Organizata e Muxhahedine Khalk (MEk) ka gëzuar mikpritjen e pakushtëzuar të Shtetit Shqiptar, familjarët e anëtarëve të kësaj Organizate janë privuar nga marrja e vizave dhe udhëtimi në Shqipëri dhe takimi me të dashurit e tyre (që gjenden në kampin e kësaj Organizate). Pas ngjarjes së 20 qershorit, këta familjarë të dëshpëruar prisnin që së pari t’u hapej mundësia për të udhëtuar drejt Shqipërisë dhe së dyti, të parandaloheshin veprimet armiqësore të MEK-ut kundër popullit të Iranit, por që fatkeqësisht, asnjëra nga ato nuk u realizuan.
Ndalimi i hyrjes së familjarëve në Shqipëri – i cili thuhet se ka qenë me kërkesë të Organizatës së MEK-ut, është ende në fuqi edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e 20 qershorit dhe ekspozimit të natyrës së dhunshme dhe sektare të kësaj Organizate, dhe ky sekt akoma lejohet që së pari, të cënojë të drejtat më elementare njerëzore të anëtarëve të tij dhe së dyti, të kërcënojë sigurinë e kombit iranian nga territori i Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë pati njoftuar se nuk do t’i ofrojë më internet Kampit të Muxhahedine Khalk në Shqipëri, por sipas atyre që së fundmi janë ndarë nga kjo Organizatë, MEK-u ashtu si edhe më përpara, vazhdon me të njëtin intensitet që të tërheqë masivisht njerëz nëpërmjet internetit nga toka shqiptare me mashtrime, joshje dhe madje edhe me kërcënime, si edhe të kryejë veprime dëmprurëse dhe abuzive ndaj popullit iranian. Dhe dëshmi për këtë, janë disa raste të rrëfimeve të fundit të anëtarëve të shkëputur nga kjo Organizatë.
Ashtu siç jeni në dijeni, që nga hyrja e Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK në Shqipëri, shumë anëtarë janë ndarë dhe disa kanë filluar të rrëfejnë punët, veprat dhe aventurat e brendshme të Organizatës. Disa prej këtyre anëtarëve të ndarë, janë organizuar në Shqipëri dhe janë mbështetur nga familjet e tyre si dhe prej Shoqatës Nexhat (Shpetimi). Këta njerëz dëshirojnë që t’i kthehen jetës normale sa më shpejtë që të jetë e mundur me ndihmën e “Shoqatës Nexhat” dhe autoriteteve përgjegjëse. Personat që janë nën mbrojtjen e Shoqatës së Shpëtimit/Nexhat, respektojnë plotësisht ligjet dhe rregullat e Shtetit Shqiptar dhe shmangin aktivitetet politike dhe informative dhe bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë ndaj familjeve, ata angazhohen në aktivitete të të drejtave të njeriut për të përmbushur dëshirat të familjarëve.
. . . . . . .
Më poshtë po përmbledh kërkesat e familjeve dhe Shoqatës Nexhat/Shpëtimi:
Duhet të miratohet një politikë, që zemrat e familjeve dhe familjarëve të jenë të lumtura pas shumë vite vuajtjeje dhe vështirësie. Ka individë brenda kampit të Muxhahedine Khalk, që duan të shkëputen nga kjo Organizatë dhe autoritetet e respektuara përkatëse, mund të krijojnë një hapësirë për këta njerëz që të kenë akses te familjet e tyre dhe te Shoqata Shpëtimi/Nexhat, në mënyrë që ata të mund të përjetojnë dhe nëse dëshirojnë, të zgjedhin dhe të jetojnë një jetë të lirë. Njerëzit brenda kampit prej vitesh janë në një mjedis të mbyllur dhe nën një lavazh truri sektar, dhe ata nuk kanë asnjë imazh të botës dhe jetës jashtë sektit dhe pa nevojë kanë frikë prej saj dhe e konsiderojnë veten të paaftë për ta përballuar atë.
Duhet të merret një vendim dhe të zgjidhet çështja e vizave për familjet dhe familjarët e anëtarëve të dikurshëm dhe aktualë të Organizatës Muxhahedine Khalk (MEK). Këto familje dhe Shoqata Shpëtimi zotohen se së pari, do t’u binden ligjeve dhe rregullave të Qeverisë Shqiptare si edhe rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse dhe së dyti, qëndrimi i tyre në Shqipëri do të jetë i kufizuar në bazë të kohëzgjatjes së vizave.
Duhet ndjekur një procedurë për heqjen e ndalimeve sektare dhe gardheve të kampit të Organizatës së MEK-ut në Shqipëri, në mënyrë që anëtarët e vendosur atje të mund të komunikojnë lirshëm me botën e jashtme. Kjo do të thotë që Sekti i Muxhahedine Khalk, duhet t’i trajtojë anëtarët e saj si i trajtojnë të gjitha organizatat, grupet dhe partitë e tjera anëtarët e tyre, dhe nuk duhet të cenojë të drejtat themelore njerzore ndaj anëtarëve të saj dhe familjeve të tyre.
. . . . . . .
Me Rrespekt
Ibrahim Khodabandeh
Drejtori i Shoqates Nexhat/Shpetimi