Një përkthyese misionare

Sot do te ndaj me ju nje tjeter editorial dedikuar nje misioni te rendesishem ne shoqerine shqiptare e cila eshte e fokusuar ne integrimin e komunitetit te dezertuar iranian nga kampi i MEK. Sigurisht qe ne editorialet e meparshme ju kam treguar veshtiresit e ish anetareve muxhahed te cilet me kane rrefyer personalisht sprovat qe kane perjetuar ne kampin qe kane qene. Ju kam treguar gjithashtu dhe integrimin qe shoqata Nejat Albania iu ka ofruar ketyre djemve te lire, te pershtaten ne shoqerine shqiptare, ne boten e tyre profesionale, sociale, familjare, kreative, shoqerore, ekonomike etj.

Por kurre nuk ju kam folur me pare ne lidhje me nje vajze e cila u ka bere balle shume situatave sfiduese nga ku eshte munduar me cdo force te saj, ta coj punen e kesaj shoqate ne nje tjeter nivel.

Erisa Idrizi nje 24 vjecare, e cila jeta e saj u dedikua me shume se nje dekade e fokusuar ne marredhenjet nderkombetare, ku qe ne moshe te vogel u perballe me shume situata.

E arsimuar ne vogelin e saj ne shtetin Italian, e me pas me rikthimin ne atdhe, ajo e kuptonte shume mire se cfare do te thote te jesh mergimar larg memedheut dhe e kuptonte shume mire dhimbjen e refugjateve iranian ne shqiperi.

Babai i saj e njohu me Sarfaraz Rahimi, i cili asokohe ishte nje anetar i thjesht ne shoqaten Nejat Albania, asokohe e njohur me emrin ASILA, madje ishte dhe videoreporteri me pas i aktiviteteve sociale qe kjo shoqate bente.

Erisa, nje vajze e re qe babai i saj e prezantoj me nje djale punetor, qe ne syrin e prindit, i premtonte ne mendje se ky do te ishte nje shtyll afatgjate ne jeten qe do te ndertonte me bijen e tij.

Dhe nuk gaboj… Ata u ben shtylla e njeri tjetrit ne cdo dallge te eger te situatave qe mund te calonin, duke i dedikuar jeten e tyre vetem nje profesioni, integrimin e tashme miqve te tyre, Iranianve qe gjeten guximin te largohen nga MEK.

Ju kujtojme sulmin ne Durres, qe organizata e MEK beri ne nje aktivitet qe shoqata jone beri, per panairin e librit, dhe ata erdhen dhe thyen tavolinat tona, duke share miqt e tyre, se perse jane larguar nga kampi. Erisa Idrizi, vajza flokekuqe shqiptare, doli perballe 10 burrave duke u thene se jane gabim, dhe se jeta jasht kampit eshte e bukur.

Sot, pas kaq vitesh, Erisa eshte nje vajze ne bordin drejtues te shoqates Nejat, dhe vazhdon te punoj me vajzat e tjera, per aktivitete kulturore te shoqates, aktivitete artistike dhe per te integruar kete komunitet ne vendin tone.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button