Në këtë 8 Mars shoqata shqiptare ‘Nejat Albania’ ka sjellë një aktivitet social.
Sikurse dihet 8 Marsi është dita ndërkombëtare e te drejtave te grave, dhe si e tillë është gërshetuar dhe me pas si dita e nënës.
Ne kete dite ne mundohemi me shume se asnjehere tjeter ti shprehim nenes tone dashurine dhe mirenjohjen pas cdo sacrifice. Por jo cdo nene mund ti degjoj keto fjale te bukura kete dite te shenuar. Ashtu si dhe nenat iraniane te cilat ndajne me njera tjetren nje fat te keq, per te cilen e vuajne cdo dite te jetes se tyre, pikerisht largimi dhe moskomunikimi me djemte e tyre.
Kete 8 Mars shoqata Nejat ka sjelle nje konference me nje tryeze e cila u drejtua nga anetaret e bordit drejtues se kesaj shoqate, ku kane folur rreth barazise gjinore, te drejtes se fjales, te drejtes se komunikimit dhe shkeljes se cdo dispozite normative ligjore, qe eshte ne kurriz te cdo anetari te kampit Ashraf 3.
Ne kete kamp ku cdo anetar eshte me status humanitar strehimi, dhe kane ardhur ne shqiperi per nje jete me te mire, pjese e rregullores se tyre, eshte moskomunikimi me familjaret e tyre.
Kjo situatë nuk ka lindur sot, por prej me shumë se 3 dekadash këtyre anetareve u eshte vendosur urdher per te mos komunikuar me familjaret e tyre.
Pjese e kesaj konference ishin shume zonja shqiptare te cilat kishin ardhur me nje ftese te hapur nga qytete te ndryshme, te cilat ndoqen nga afer galerine e karikaturave nga artisja Kela Sulollari, e cila nepermjet ketyre karikaturave ka percjelle ne menyre artistike fatin e anetareve te MEK.
Zonja Erisa Idrizi, drejtoresha e struktures se grave dhe vajzave, ka folur rreth aktiviteteve te shoqates Nejat dhe nevojes mbi ketyre aktiviteteve per te integruar komunitetin Iranian ne shqiperi te cilet jane te dezertuar nga kampi i mek, dhe menyrave per te percjell zerin e nenave ne iran , te cilat kane shume vite pa komunikuar me femijet e tyre.
Gjithashtu nje tjeter e ftuar ne kete podium te kesaj konference ishte dhe zonja Ela Deda e cila ka folur rreth cdo strategjie ligjore dhe dispozite normative te legjisnacionit shqiptar dhe te statusit te emigranteve, nga ku permendi disa nga nenet ligjore, per te cilat kampi i MEK i ka shkelur.