Organizata e Muxhahedine Khalk në Shqipëri

Skllavëria moderne në Evropë në çerekun e dytë të shekullit të 21-të

Aktualisht, rreth 2000 anëtarë të organizatës Muxhahedine Khalq/MEK-ut janë vendosur në një kamp të mbyllur dhe të largët pranë Manzës në Durrës që prej 7 vitesh. Ata e konsiderojnë veten kundërshtarë dhe zëvendësues të Republikës Islamike të Iranit dhe kërkojnë të përmbysin këtë qeveri aktuale të Iranit duke përdorur dhunë dhe gjakderdhje. Sipas rrëfimeve dhe pranimit nga ana e po vetë kësaj organizate, ajo është përgjegjëse për vrasjen e rreth 12,000 njerëzve të pafajshëm në Iran.

Organizata e Muxhahedine Khalk, për disa vite ka marrur pjesë aktive kundër vendit të tyre (Iranit) gjatë luftës Iran-Irak në kohën e sundimit të Sadam Huseinit në Irak. Ajo gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në shumë krime kundër popullit të Irakut, veçanërisht ndaj kurdëve në Veri dhe shiitëve në Jug. Pas rënies së Sadam Huseinit, qeveritë irakiane, njëra pas tjetrës, kërkuan largimin e kësaj organizate të cilën e konsideronin si një kërcënim për sigurinë kombëtare, derisa përfundimisht në bazë të marrëveshjes së bërë me qeverinë e atëhershme të Sali Berishës (ish lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë), kjo organizatë u transferua në Shqipëri me të gjithë anëtarët e saj si një veprim humanitar dhe u vendos në një kamp të izoluar dhe të largët në Manzë të Durrësit.
Ajo që u tha më lart, lidhet me të kaluarën e afërt dhe të largët dhe nuk është temë e kësaj shkrese.

Momentalisht, tema jonë ka të bëjë vetëm me kategorinë e të drejtave të njeriut. Përveç gjithçkaje që u tha, Organizata e Muxhahedinëve, cënon çdo ditë dhe sistematikisht të drejtat më elementare njerëzore të anëtarëve të saj. Kjo është tema dhe problemi i ynë sot për sot. Me guxim dhe pa asnjë dyshim mund të thuhet se nuk ka asnjë kontroll nga jashtë mbi ngjarjet dhe ndodhitë e brendshme antinjerëzore të këtij kampi në Shqipëri dhe praktikisht skllavëria moderne ka filluar në Evropë në prag të çerekut të dytë të shekullit të 21-të, dhe qeveria shqiptare ose nuk don ose nuk mundet të marrë masa për ta ndaluar këtë.

Znj. Ela Deda, kriminologe dhe drejtore ligjore e Shoqatës Nexhat/Shpëtimi të Shqipërisë, në fjalën e saj në konferencën e grave të kësaj shoqate me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të premten, 8 Mars 2024, në Sallën e Vilës së Shoqatës Nexhat u shpreh:

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) (emri zyrtar: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një dokument ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kjo konventë u përpilua në vitin 1950 nga Këshilli i Europës. Në këtë konventë përmendet se:

Neni 2 – E drejta për jetën (neni 2, mbron të drejtën për jetën e çdo personi).

Neni 3 – Ndalimi i Torturës (neni 3, ndalon torturën dhe trajtimin ose dënimin çnjerëzor apo poshtërues, dhe nuk ka asnjë përjashtim ose kufizim nga kjo e drejtë.)

Neni 5 – Siguria individuale (neni 5, parashikon se çdokush ka të drejtën e lirisë dhe të sigurisë individuale.)

Neni 8 – E drejta për privatësi (neni 8, parashikon të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare.)

Neni 10 – Liria e shprehjes (neni 10, mbron lirinë e shprehjes që është e kufizuar vetëm me disa kufizime “në përputhje me ligjin” që janë “të nevojshme në një shoqëri demokratike” dhe kjo e drejtë përfshin edhe lirinë e mendimit.)

Neni 12 – E drejta për t’u martuar (neni 12, parashikon të drejtën për t’u martuar dhe për të formuar familje si për gratë ashtu edhe për burrat që kanë arritur moshën e pjekurisë).
Ndërsa Republika e Shqipërisë kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian dhe përpiqet të përafrohet me standardet ligjore dhe gjyqësore evropiane, ajo nuk është në gjendje të zbatojë as standardet e vjetra të Këshillit të Evropës. Vlen të theksohet se kjo konventë është miratuar nga Këshilli i Evropës dhe Republika e Shqipërisë, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, është një nga nënshkruesit e kësaj konvente.
Tani do të merremi vetëm me një numër të kufizuar dispozitash të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe “shembujt e saj” në kampin e Manzës. Ne do ta lëmë diskutimin e detajuar dhe gjithëpërfshirës të të gjitha Nene-ve për një rast tjetër:

Neni 2: E drejta për jetën

Organizata e Muxhahedine Khalk (MEK-u) në Shqipëri, përgjithësisht nuk i kushton aspak rëndësi shëndetit të anëtarëve të saj për sa i përket kujdesit mjekësor dhe shëndetësor dhe vdekjet që raportohen vazhdimisht tregojnë këtë mungesë kujdesi. Kjo nuk do të thotë se mjetet e trajtimit të të sëmurëve nuk janë të disponueshme, por Organizata e Muxhahedinëve i ka privuar anltarët e saj nga aksesi i lirë I këtyre mjeteve. Janë marrë shumë raportime se ka shumë vonesa në sjelljen e njerëzve nëpër mjekë dhe spitale në Durrës apo Tiranë, për shkak të frikës nga arratisja e anëtarëve të pakënaqur të organizatës. Individët nuk janë të lirë të largohen nga kampi dhe të shkojnë në qendrat mjekësore në Shqipëri.

Neni 3: Ndalimi i torturës

Të larguarit nga Organizata e Muxhahedinëve, kanë raportuar akte sistematike të represionit psikologjik në mbledhjet e inkuizicionit, si dhe fyerje, poshtërime, shpifje, madje edhe dhunë fizike për bindje të imponuara dhe të detyruara në kampin Manzës në Shqipëri. Shkatërrimi psikologjik i anëtarëve, i ka çuar ndonjëherë deri në kufirin e çmendurisë dhe aktualisht nuk janë të pakta rastet me probleme mendore brenda kampit që mbahen në izolim dhe fshehtësi të plotë. Trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues është një praktikë e zakonshme në organizatën e Muxhahedine Khalk për të shkatërruar mbrojtjen psikologjike të anëtarëve në mënyrë që ata të mund t’i heqin aftësinë për të thënë “jo” dhe t’i detyrojnë ata të japin një përgjigje pozitive ndaj çdo kërkesë të paligjshme të tyre.

Neni 5 – Siguria Individuale

Asnjë anëtar i organizatës së Muxhahedine Khalk në Shqipëri, nuk ndihet i sigurt dhe gjithmonë ka frikë se mos bëhet cak i represionit dhe ndëshkimit pa asnjë arsye. Në Organizatën e Muxhahedinëve nuk ka rregulla dhe rregullore të shkruar që të mund të citohen dhe sipas të cilave një person të mund të akuzohet dhe të dënohet, por gjithmonë shija e drejtuesve të organizatës, është konsideruar dhe konsiderohet ligj dhe rregullore. Zyrtarisht është deklaruar se vetë dëshirat e udhëheqjes së organizatës, në çdo kohë kanë qënë dhe janë ligji i asaj kohe.

Neni 8 – Privatësia

Asnjë nga anëtarët e Muxhahedine Khalk në kampin e Manzës në Shqipëri, nuk ka asnjë privatësi. Organizata e Muxhahedinëve, bazuar në doktrinën e saj sektare, ka shfuqizuar dhe ndaluar çdo lloj privatësie. Në bazë të lavazhit të trurit që u bëhet, anëtarët janë të detyruar të raportojnë madje edhe ëndërrat gjatë gjumit të natës dhe të japin përgjigje për të. Mendimi i lirë refuzohet nën pretekstin e “bredhjes mendore” apo “liberalizmit intelektual”.

Neni 10 – Liria e shprehjes

Individët në kampin e Manzës nuk kanë të drejtë të mos pajtohen apo të pyesin mbi veprimet e organizatës dhe udhëheqjes së saj. Organizata e Muxhahedinëve në Shqipëri, ka një strukturë piramidale sektare me liderin në krye të piramidës. Kritika lejohet vetëm nga lart poshtë, dhe të anëtarëve ndaj vetes përballë përgjegjësve dhe udhëheqjes së organizatës. Jo vetë që asnjë pyetjeje apo diskutimi nuk i kthehet një përgjigje logjike, por madje ushtrohet dhunë psikologjike për të heshtur individin. Vazhdimisht përdoren të gjitha metodat e imponimit të bindjeve të detyruara.

Neni 12 – E drejta për t’u martuar

Në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve në Shqipëri, e drejta për t’u dashuruar, për t’u martuar, për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë, është absolutisht inekzistente. Në kampin e kësaj organizate në Shqipëri, zbatohet beqaria e detyruar, që është një imponim komplet antinjerëzor. Brenda Kampit të Muxhahidinëve në Manzë, në mënyrën më të ashpër të mundshme bëhet ndarja gjinore. Në këtë kamp nuk ka familje apo fëmijë. Familja quhet fole korrupsioni. Armiku kryesor i secilit është familja e tij.

Të gjitha që u thanë më sipër si edhe shumë raste të tjera, dëshmojnë qartë se metodat destruktive të kontrollit të mendjes sektare praktikohen brenda kampit të mbyllur dhe të izoluar të Manzës. Sipas ligjeve dhe rregulloreve të vendeve europiane, lavazhi i trurit dhe kontrolli i mendjes dhe imponimet e kryera në këtë kamp janë krime, por policia dhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë, prej vitesh i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre rasteve flagrante.
Tani për tani, në mënyrën më flagrante të mundshme, të drejtat që përmban Konventa Evropiane, e hartuar, ratifikuar dhe zbatuar në mesin e shekullit të 20-të, po shkelen në tokën shqiptare nga një kult shkatërrues i kontrollit të mendjeve dhe është përgjegjësi e Qeverisë Shqiptare t’i japë fund kësaj situate si dhe ideve dhe veprimeve sektare në kampin e Manzës së Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skllavëri moderne.

Të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut duhet të kërkojnë që dyert e këtij kampi misterioz me rregulla dhe veprime mesjetare, të hapen për mediat, zyrtarët e qeverisë dhe hetuesit e të drejtave të njeriut, për të zbuluar se çfarë po ndodh brenda kësaj fortese të tmerrshme. Shumë anëtarë të ndarë dhe larguar të kësaj organizate si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, janë të gatshëm të dëshmojnë në çdo vend dhe në çdo kohë për të dhënë fakte me detaje për këtë shkelje flagrante të të drejtave më elementare njerëzore të individëve nga ana e organizatës së Muxhahedinëve.

Organizata e MEK-ut (Muxhahedine Khalk), ka mundur që me kalimin e kohës t’i detyrojë individët/anëtarëte saj të heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre njerëzore duke përdorur metoda të kontrollit të mendjes. Por kjo nuk ndryshon asgjë në thelb dhe përgjegjësia bie mbi institucionet e të drejtave të njeriut që nuk pranon që praktikisht ajo që po ndodh në të vërtetë, është se ende po shkelen të drejtat më elementare të njeriut dhe kësaj situate duhet t’i jepet fund menjëherë. Nëse një person nuk kërkon të drejtat e tij për shkak të aplikimit të metodave të kontrollit të mendjes dhe lavazhit të trurit për vite me radhë në një mjedis të izoluar dhe madje bëhet vullnetar për torturat brutale dhe çnjerzore mendore dhe fizike, a duhet të jenë të justifikuar dhe të lihen të lire që të bëjnë çfarë dhe si të duan torturuesit ?
*************

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (European Convention on Human Rights), e njohur ndryshe si Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, është një traktat ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë, e cila u hartua nga Asambleja e Këshillit të Europës në vitin 1950, dhe u zbatua më 3 shtator 1953. (European Convention on Human Rights)
https://www.echr.coe.int/documents/d/echr/Convention_FAS
Kjo konventë përfshin 59 nene dhe 16 protokole shtesë, në të cilat shfaqen shembuj të shumtë të shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut nga organizatat e grupit mërgatës Mujahedin e Popullit, të cilat janë mjaftueshëm për të dënuar organizatën për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut.

Këshilli i Europës (The Council of Europe), i dallueshëm nga Bashkimi Evropian dhe duhet të
mos ngatërrohet me të, ka 46 anëtarë nga vendet evropiane, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kështu, Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe është e përkushtuar për zbatimin e saj.

Ebrahim Khodabendeh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button