Megjithëse kanë kaluar më shumë se 7 vjet nga gushti i vitit 2015 që ka përfunduar dëbimi i sektit Muxhahidine Khalk/MEK-ut nga Iraku, drejtuesit e këtij sekti janë të pranishëm në territorin e një vendi evropian pra Shqipërisë, e cila është një nga nënshkruesit e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), dhe ata ende sillen sikur janë nën ombrellën e ish-diktatorit të Irakut, Sadamit, dhe jo vetëm që aplikojnë sistemin e kontrollit të mendjes ndaj anëtarëve të kultit me lavazh të vazhdueshëm truri, por madje ata as nuk i lejojnë këto anëtarë që të vendosin lirisht për veten dhe jetën e tyre.
Për rreth tetë vjet, udhëheqësit e sektit të Muxhahidine Khalk i kanë privuar anëtarët e këtij sekti nga të drejtat themelore të njeriut madje edhe në Europë, dhe në vend që t’i lejojnë anëtarët të kontaktojnë dhe të komunikojnë me familjet e tyre, ata ose me lavazh truri ose duke i frikësuar, i kanë privuar nga kontaktet me familjet e tyre.
Pse anëtarët e muxhahedinëve në Shqipëri duhet të jenë aq të skllavëruar dhe të mvarur nga krerët e sektit saqë të mos mund të zgjedhin lirisht një punë fitimprurëse për veten e tyre si çdo refugjat tjetër në vendin ku ndodhet, në mënyrë që “raxhevitë” të mos mund t’i detyrojnë të qëndrojnë në kampin e muxhahedinëve, anëtarët që kërkojnë të ndahen nga kjo organizatë duke i kërcënuar me prerjen e të ardhurave që marrin prej saj dhe me varfëri?
Përse edhe pas tetë vitesh qëndrimi në Shqipëri, anëtarët ashtu sikur edhe në Irak, nuk duhet të kenë të drejtë të martohen dhe të jetojnë të pavarur si edhe të shijojnë jetën dhe ndjenjën e të qënit nënë apo baba?
Pse mediat nuk mund të hyjnë lirshëm brenda kampit të Manzës në Shqipëri në mënyrë që të dëgjohet zëri i anëtarëve të pakënaqur, dhe pa inskenimin e drejtuesve të sektit, të bëhet e ditur e vërteta brenda këtij kampi për popullin dhe qeverinë shqiptare?
Pse duhet të mbahen anëtarët e sëmurë të këtij sekti nën kontrollin e organizatës brenda kampit të Manzës si skllevër dhe të privohen nga nevojat mjekësore dhe medicinale ose të vdesin apo t’i afrohen vdekjes në mënyrë rutinë?
Padyshim, nëse qeveria shqiptare do t’i kishte penguar krerët e sektit muxhahidin që të vazhdonin veprimet e tyre sektare dhe të dhunshme në këtë vend, shkalla e vdekjeve në këtë sekt do të ishte ulur ndjeshëm.
Pse qeveria shqiptare i lejon krerët e një sekti që mburren me veprimet e tyre të dhunshme dhe terroriste dhe që i nxisin njerëzit në veprime të dhunshme, të vazhdojnë këto propaganda?
Nëse qeveria shqiptare do të kishte kontrollin e duhur mbi këtë sekt, shumë anëtarë që vdiqën për shkak të sëmundjeve do të ishin gjallë tani.
A nuk e pa qeveria e Shqipërisë sesi krerët e sektit të Muxhahidine Khalk i çuan anëtarët e tyre në përplasje me policinë e këtij vendi më 20 qershor të 2023?
A nuk mjafton për qeverinë e këtij vendi përvoja e konfliktit të sektit të muxhahedinëve me qeveri të ndryshme irakiane pas përmbysjes së Sadamit dhe përvoja e konfliktit të tyre me policinë shqiptare?
Qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë të mundur heqjen e ligjeve sektare nga kampi i mbyllur i Manzës dhe në vend të kësaj, të zbatohen ligjet e Shtetit të Shqipërisë. Kjo është pritshmëria minimale që kanë familjet e anëtarëve të kësaj organizate nga qeveria shqiptare dhe është minimumi që qeveria shqiptare duhet të bëjë për të justifikuar arsyen e pranimit të muxhahedinëve në Shqipëri.
Si iranianë, e kemi zakon të vizitojmë njëri-tjetrin gjatë Nevruzit dhe ta kalojmë Vitin e Ri me të afërmit tanë më të afërt. Shpresoj që qeveria e Shqipërisë të mundësojë këtë kërkesë minimale të familjeve, që është të vizitojnë fëmijët e tyre dhe t’u lejojë familjeve të anëtarëve të burgosur në sektin e Muxhahedinëve të kenë mundësinë të kontaktojnë dhe të takojnë lirisht fëmijët e tyre.
Iraxh Salehi