Jeta ime pas largimit nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit

Për të shprehur të vërtetën dhe për të kuptuar më thellë atë që më ndodhi, më duhet të kthehem pak në të kaluarën. Në atë kohë, ku rruga e jetës sime mori kahje të gabuar nga marrja e një vendimi të gabuar. Në atë kohë, kur nga ana e udhëheqësve të Muxhahedinëve/MEK-ut, na u premtua për një botë boshe dhe iluzore e cila ashtu sikur një mirazh, dukej shumë e bukur dhe tërheqëse por që pasi u përfshiva dhe mora pjesë në ceremonitë e tyre në dukje monotoiste, me kalimin e kohës ata i asgjësuan duke “i shpuar si flluska sapuni” njëra pas tjetrës të gjitha këto imagjinata dhe mendime të mia.

Çfarëdo që liderët e sektit Rajavi kishin premtuar ishte një iluzion. Mirazhi që kisha vizualizuar dhe vizatuar në mendjen time nga muxhahidinët arriti një shkallë realiteti për shkak të dështimit të arsyetimit tim mendor por që më pas, në vend që të mbesja rob i një vendimi emocional që për fat të keq ndryshoi rrjedhën e jetës sime bazuar në besimin tim naiv, fillova të mendoja për çlirimin nga prangat e Raxhevisë. Kjo forcë e zemrës dhe ky vendim arriti kulmin kur takova nënën dhe familjen time në celulën e Eshref-it për herë të parë pas 20 vitesh robëri.
Ishte një ndjenjë e çuditshme, nga njëra anë, e shihja veten në sytë e përlotur të nënës sime, si një foshnjë e sapolindur, dhe nga ana tjetër, më vinte turp për gjithë dhimbjen dhe vuajtjet që i kisha shkaktuar. Në gusht të vitit 2005, i vendosur u arratisa nga selia e urryer e Ashrafit në Irak, dhe në shtator të po atij viti, vura këmbën në tokën e atdheut tim dhe përjetova ndjesinë e bukur të lirisë dhe jetës për të parën herë pas durimit të robërisë 20 vjeçare.

Fillova të jetoj së bashku me gruan time Në qershor të 2015, u martova dhe fillova jetën me gruan time. Është interesante të dihet se gjatë ceremonisë së martesës, rastësisht m’u kujtuan marrëzitë e Merjem Raxhevisë për revolucionin ideologjik të muxhahedinëve të cilët familjen, e konsideronin si qendrën e korrupsionit dhe tëtë gjitha të këqijave. Në atë moment, kur isha i veshur me kostumin e dhëndërit, në fytyrën time u shfaq një buzëqeshje dhe pëshpërita lehtë: Merjem Kaxhar Zahi, edhe unë u martova dhe bëra familje, vdis nga inati.

Me mirësinë dhe kujdesin e Zotit Fuqiplotë, mua dhe gruas sime na janë dhuruar dy fëmijë të bukur dhe rruga e jetës sonë ka ndryshuar krejtësisht dhe jeta ka marrë një tjetër ngjyrë dhe shije dhe tani ajo vazhdon me të gjitha uljet dhe ngritjet e saj. Shpresoj që anëtarët që janë ende në burgun e mbyllur “Ashraf 3” (Në Manzë të Durrësit, Shqipëri), nuk do të ndalen së përpjekuri për të ndërtuar një botë reale dhe realizuar ëndrrat e tyre (duke u shkëputur nga ky sekt/MEK-u) dhe nuk do të vazhdojnë të bazohen dhe të gënjehen nga besimet që krijohen vetëm nga imagjinata mendore e helmuar dhe e korruptuar e Masud dhe Merjem Raxhevisë. Të jini të sigurt për këtë fakt, jeta në marrëdhënie me muxhahedinët nuk është gjë tjetër veçse një mirazh.

Po më kujtohet një thënie e bukur në të cilën thuhet:
“Liria nuk është një diçka që mund të tregohet, liria është një domosdoshmëri e cila duhet të jetohet”
Me shpresën për liri

Samed Eskenderi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button