Së pari, le t’i hedhim një vështrim situatës së anëtarëve të ndodhur në këtë sekt:
E para: Para disa ditësh në faqet e sektit u publikua lajmi për vdekjen e një anëtari tjetër të sektit Raxhevi, i quajtur Kerim Xhabari. Si zakonisht, për të shkruanin se ishte i sëmurë prej kohësh. Një fjali kjo që është përsëritur për shumë prej anëtarëve që kanë vdekur vitet e fundit. Në këto vite në faqet e sektit Raxhevi, sëmundje të tilla si arresti kardiak, kanceri, sëmundjet akute të gjakut (hemoliza), kanceri i trurit, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës etj. . . janë deklaruar si shkaku i vdekjes së anëtarëve të saj, dhe kjo tregon se ka një përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore dhe atë se udhëheqja e sektit Raxhevi qëllimisht me mungesën e trajtimit të duhur dhe më keq akoma, me presionet psikologjike të shkaktuara nga seancat e lavazheve të trurit tek anëtarët e këtij sekti, të ciat sipas fjalëve të këtyreve të fundit janë bërë për një kohë të gjatë, i çojnë ata (anëtarët e po këtij sekti ) drejtë vdekjes dhe asgjësimit.
E dyta: Disa ditë para vdekjes së viktimës së fundit (Kerim Xhebarit) të Raxhevinjëve (udhëheqësve të këtij sekti), vit (Karim Jabari), në faqet e sektit ishte publikuar një artikull me fjalët e njërit prej anëtarëve të tyre që është nga krahina jonë (Ismail Rexhaji) së bashku me foton e tij. Ismaili ishte aq I vjetër në këtë foto saqë në fillim nuk e njoha dot, por kur e pashë më nga afër, vërejta se ishte fotografia e tij. Ismaili ishte plakur aq shumë, sa edhe vetullat i ishin zbardhur.
Tani le ti hedhim një vështrim jetës së disa prej anëtarëve të larguar nga ky sekt:
Pjesa e tretë: Gjatë këtyre ditëve një numër anëtarësh të ndarë si z. Ali Ekremi, Mahmud Dashtestani, Hadi Shabani e të tjerë, shkruanin gjëra për jetën e tyre që ishin të mbushura me jetë dhe rritje. Në këto shkrime, kishte edhe foto që në vetvete, përshkruanin gjërë e gjatë dhe në mënyrë elokuente gjëndjen, kënaqësinë dhe gëzimin nga jeta e tyre aktuale.
Miqve të mi të robëruar në kultin Raxhevi, u them se ndryshe nga sa thonë Raxhevi-të, bota e jashtme (jashtë sekti Raxhevi) nuk është një botë dhimbjeje dhe mjerimi. Por përkundrazi, jeta vazhdon me të gjitha aspektet e saj. Ne, separatistët (të ndarët dhe të larguarit nga ky sekt), morëm guxim dhe pranuam faktin se hapi i parë drejt shpëtimit është ndarja nga kulti. Më pas hapat e radhës u zbuluan para nesh. Në zemër të shoqërisë, jo vetëm kemi gëzuar dhe shijuar bukuritë dhe bekimet e jetës, por me ndihmën e familjeve tona po riparojmë plagët që na janë krijuar si pasojë e viteve të të qenit në sektin Raxhevi. Miku im i dashur Mahmud Dashtestani shkroi kaq bukur se “Familja ime tani është bërë një litar për të kaluar mendimet dhe plagët e mia të së shkuarës dhe me dashurinë që kam për ta të largohem larg shëmtisë së së shkuarës dhe çdo ditë e më shumë të afrohem drejt bukurive dhe këto bukuri janë të pafundme sepse janë dhuratë nga Zoti.
Ne jemi të dashuruar të vërtetë sepse kemi dalë nga zemra e ferrit dhe i shijojmë dhe vlerësojmë çdo grimë hiri dhe bukurie me mishin dhe lëkurën tonë. Ne që jemi ndarë, krahas angazhimeve me punën dhe jetën tonë, nuk i kemi harruar miqtë tanë të robëruar brenda sektit dhe po përpiqemi t’i çlirojmë edhe ata nga kthetrat e tij. Anëtarët e “Shoqatës Shpëtimi/Nexhat” – Mazandaran, së bashku me një numër familjesh në krahinë, dhe kreun e “Shoqatës së Nënave” të kësaj Shoqate Edhe ne gjithashtu si çdo njeri tjetër, përballemi me probleme, sëmuremi si të tjerët, plakemi etj, por këto çështje i përballojmë në kontekstin e jetës. Krahas problemeve që kemi, kemi edhe momente shumë të bukura dhe të ëmbla. Jemi gjallë dhe jeta jonë është dinamike dhe dallimi mes gjëndjes së individëve kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë të këtij shkrimi, është pikërisht po kjo.
Miqve të mi të robëruar në sektin Raxhevi u them sinqerisht se jeta brenda dhe jashtë sektit, janë dy botë me një ndryshim prej 180 gradësh dhe janë krejtësisht të kundërta. Ju e dini më mirë se unë se ajo që thonë “Raxhevi-të” është një gënjeshtër. Duhet një vendim dhe njëfarë vullneti për të ndryshuar fatin e jetës tuaj. Atëherë do të shihni se sa e ndryshme është bota jashtë kultit/sektit nga ajo që përpiqen të rrënjosin Raxhevi-të në trurin e anëtarëve të tyre.
Iraxh Salehi