Në pjesën e parë, fola mbi bashkimin tonë me Organizatën e Muxhahedine Khalk/MEK-un si edhe mbi atë se sa flisnim me njëri-tjetrin brenda saj.
Më kujtohet se koha më e mirë për mua dhe Ismailin brenda Organizatës, ishte kur ishim bashkë në Ashraf dhe shkonim për të punuar dhe për të rregulluar parkun e tij.
Ismail, ti ke punuar në punime elektrike dhe unë kam qenë në riparimin e rrugës së parkut dhe kam qenë shofer i rrulit. Një ditë në këtë park, diskutova me ju mbi vendimin për largimin tim nga organizata pasi isha lodhur nga gënjeshtrat e Raxhevit. Më thatë se nuk e di nëse vendimi im ishte i drejtë apo jo! Gjithashtu më më thatë se do të ishte më mirë të qëndronim sepse ndoshta Raxheviu do të përmbyset (do të brrëzohet nga posti dhe do të përmbyset sistemi i tij). Por kur ju përgjigja me një arsye, ju thatë se çfarë do të bëja dhe si do të ja dilja i vetëm në Iran sepse sipas Organizatës së Muxhahedinëve/MEK-ut, e gjithë familja ime ishte burgosur! Pra, nuk kisha ku të shkoja. Dhe po ashtu, po të shkoja, (Krerët e Organizatës) do të thonë se kam braktisur frontin e luftës (sipas MEK-ut, për liri) dhe gjëra tjera të tilla. Unë ju thashë se të gjitha fjalët që thotë Raxheviu dhe krerët e Organizatës janë gënjeshtra.Vallë, a nuk ju bashkua vëllai juaj Jahja Organizatë disa vite më parë? Pse organizata nuk më lejoi të takoja vëllain tuaj? Vallë, a nuk keni folur me vëllain tuaj për pjesën tjetër të familjes time (që ata janë shëndosh e mire dhe vazhdojnë jetën të lirë)? Pra, pse duhet të shqetësohemi se ata janë në burg apo se janë arrestuar?
Por, për fat të keq, ju ishit të vendosur që duhet të krijohen kushtet e favorshme për ndarje dhe se tani (pra atëherë) nuk ishte koha për t’u ndarë.
Këtu është më mirë të theksohet se Ismail Raxhei kishte vendosur të largohej nga organizata kur unë isha në Pakistan dhe Turqi në vitet e kaluara, dhe se ai ishte ndarë që më pare nga marrëdhëniet me ato për një kohë, por që më pas, përsëri hyri në organizatë pas një lavazhi truri që i ishte bërë nga krerët e kësaj organizate.
Shkurtimisht, sado që unë insistoja të largoheshim nga organizata, ishte e qartë se Ismail Raxheit, i ishin vendosur në këmbë pranga dhe zinxhirë të cilët e privonin nga fuqia për të marrë vendime.
Më në fund u largova nga organizata dhe falë Zotit arrita të hyja në Iran pas afro dy dekadash. Për shkak të atmosferës së çmendur që kishte krijuar Raxhevi nëpër mbledhje dhe seanca të ndryshme, ne menduam se do të burgoseshim apo të ekzekutoheshim, por nuk ndodhi ashtu dhe unë munda të filloja një jetë të re me ndihmën e familjes time, dhe pasi u martova dhe krijova familjen time personale, kuptova se jeta nuk është ashtu siç thoni “raxhevitë/krerët e udhëheqjes së MEK-ut” por përkundrazi, është shumë e bukur.
Unë erdha në Ashraf së bashku me disa familje për të ndërgjegjësuar dhe liruar disa anëtarë nga “burgu” i Organizatës dhe një herë të pashë pranë gjeneratorëve në anën veriore dhe të thirra, por ti nuk i kushtove vëmendje dhe thjesht kalove. Në një letër që është shënuar në emrin tuaj në faqen e organizatës, shkruhet se ju nuk mu përgjgjet atë ditë pasi ma kishit dhënë njëherë atë. Por në bazë të njohurive që kam për ju, e di që këto nuk janë fjalët tuaja, sepse kam pasur shumë takime me ju që nëse në atë kohë do ta kishin kuptuar, ju dhe unë do të ishim tërhequr zvarrë në takime ashtu siç e dini. Por e di qe ju nuk i patët thënë asnjerit dhe patët heshtur per largimin tim nga organizata, dhe nëse tani shkruajnë gjëra të tilla në emrin tënd, nuk e besoj aspak.
E di që është shumë e vështirë për t’u çliruar nga prangat dhe zinxhirët e organizatës që ju kanë vendosur në duar dhe këmbë si pasojë e lavazhit të trurit nëpër mbledhje dhe seanca që kjo e fundit ka zhvilluar me ju. Por më besoni, të gjithë ata zinxhirë do të zhduken kur të largoheni nga organizata. Përderisa nuk I di dhe nuk ke informacion për jetën jashta organizatës, do të jesh rob i prangave të Raxhevive/udhëheqësve të MEK-ut.
Në fund, dua t’ju them juve miku im i mirë, se në çdo kohë mun ta lini dhe të dilni nga kjo organizatë mashtruese, sepse jeta do vazhdojë edhe jashtë dhe madje edhe më e bukur, dhe pikërisht për këtë e konsideroj për detyrë t’ju informoj për këtë, megjithëse e di se organizata nuk ka guxim t’ju tregojë përmbajtjen e këtij shkrimi dhe se ka frikë nga kjo çështje (e vërteta).
Unë besoj në çlirimin tuaj nga marrëdhënia juaj me organizatën djallëzore të Raxhevit. Duke qënë se nuk jeni pjesë e organizatës (nuk besoni në premtimet e gënjeshtërta të tyre) por që për shkak të disa çështjeve që ti i din je i detyruar të qëndrosh akoma aty, duhet t’i thyeni këto zinxhirë dhe të kuptoni kuptimin e jetës dhe ta shijosh atë. Shumë nga miqtë tanë kanë pasur probleme brenda në këtë organizatë, por për shkak të lavazhit të vazhdueshëm të trurit, ata detyrohen të qëndrojnë akoma brenda saj.
E solla këtë foto (foton më lart) në artikullin tim për t’ju bërë të besoni se jeta (jashta organizatës) është e bukur dhe vazhdon.
Me shpresën që të takohemi përsëri dhe të kujtojmë së bashku kohët e kaluara!
Miku juaj i përhershëm, Hadi Shabani