Fillimi i vitit 2024, përkon me 18-vjetorin e lirimit tim nga robëria e organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut dhe 6 vjetorin e lindjes së vajzës sime. Kisha një ndjenjë të çuditshme gjatë kësaj kohe. Njëkohësia e këtyre dy ngjarjeve, më shtyu të reflektoj pak për veten time dhe të rishikoj edhe një herë jetën time të kaluar dhe atë që më ka ndodhur. Kisha lexuar në një libër se historia është një pasqyrë mësimesh dhe pikërisht gjatë mësimit nga këto nga ngjarjet e së shkuarës, njeriu mund të mësojë dhe ndjekë rrugën e drejtë të jetës për të arritur përparim dhe prosperitet. Këshillat dhe mësimet nga e kaluara, mund të bëhen drita të brezit të ri që të mos futen në qorr sokake duke u bazuar në pësimet e brezit të mëparshëm dhe do të garantojë një të ardhme të bukur për ta (brezin e ri që nxjerr mësime).
Njerëzit nuk duhet të kthehen kurrë pas nëse nuk janë të gatshëm të ndërtojnë një urë nga e kaluara drejt suksesit në të ardhmen. Si një brez i ri i viteve 50, i cili pati mundësinë të aktivizohej në arenën politike dhe shoqërore nën ndikimin e atmosferës së turbullt të revolucionit, entuziazmit dhe vitalitetit të shkaktuar nga domosdoshmëria e moshës dhe rinisë dhe vendimmarrjes bazuar në ndjenjat dhe njohuritë sipërfaqësore, më bënë që të zgjidhja Organizatën e Muxhahedine Khalk/MEK-ut për si rrugën e vetme të lirisë, lumturisë dhe shpëtimit të popullit tim. Dhe në këtë mënyrë, ndër vite derdha dhe konsumova për të (organizatën) të gjitha energjitë e mija dhe harxhova dhe dogja të gjitha ëndërrat e mia të rinisë. Ata na kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur duke përfituar nga ndershmëria, sinqeriteti, guximi dhe besimi im dhe i të tjerëve të brezit tim që ishim pothuajse të së njëjtës moshë.
Pas afro 25 viteve të prezencës time në organizatën e tyre, nga përvoja dhe vëzhgimet e mia, kuptova se ata (krerët dhe drejtuesit e organizatës), janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë, pavarësisë dhe popullit të Iranit. Dhe ata nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të tradhtojnë kombin dhe vendin dhe të ecin në drejtim të interesave të të huajve 9armiqëve të shtetit dhe popullit të Iranit). Njëzet vite jete në kazermë, më ndihmuan ta njoh me rrënjë ideologjinë dhe parimet e tyre. Raxheviu, si një udhëheqës i veçantë ideologjik në llojin e vet, përcaktoi për mua dhe anëtarët e tjerë se si dhe në çfarë mënyre duhet të jetojmë dhe të vdesim. Kazermat e vogla të Ashrafit ishin një model i vogël i shoqërisë që Raxheviu donte t’i sillte popullit të Iranit pasi të vinte në pushtet!
Megjithëse divorcet e detyruara, shpërbërja e familjes, privimi nga çdo martesë dhe formimi të familjes, ndarja e burrave dhe grave nga njëri-tjetri, ndalimi i largimit dhe mungesa e lirisë së çdo komunikimi dhe kontakti të anëtarëve me familjet e tyre, mbjellja e fares së hipokrizisë dhe armiqësisë midis anëtarëve dhe privimit të tyre nga e drejta për të shprehur çdo mendim dhe besim, ishin një pjesë nga ideologjia që propogandohej dhe zbatohej nga organizata ndaj anëtarëve të saj, ne ishim një brez që u tërhoq drejtë organizatës nga slogani i lirisë dhe drejtësisë sociale, Islamit të vërtetë dhe luftës kundër imperializmit amerikan. Dhe për shkak të mungesës së reflektimit në zgjedhjen e tonë dhe shqyrtimin e aspekteve të kësaj zgjedhjeje të gabuar, ne kryem krime, vrasje të popullit dhe ushtarëve që mbronin kombin tonë dhe bashkëpunuam me armiqtë e kombit tonë, në emër “të lirisë, dhe të mirës së po këtij kombi”?!
Vendimi për t’u ndarë dhe për të zgjedhur të jetoja në një botë të lirë dhe e drejta për të zgjedhur për të përcaktuar fatin tim dhe për të formuar familje – si e drejta më elementare e çdo njeriu – dhe së fundi vendimi për t’u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur në atdhe dhe të ndjeja përqafimin e ngrohtë të familjes, më erdhi në mendje pas shumë vitesh dhe u bë realitet në ditët në vijim.
Në luftën mes fronteve të mendimeve dhe ndjenjave mes lirisë, dashurisë së nënës e babait, vëllezërve e motrave dhe familjarëve të tjerë, si dhe dashurisë për gruan dhe fëmijët dhe anasjelltas nga njëra anë, dhe qëndrimin me besnikëri ndaj një lideri tiran, gënjeshtar, shfrytëzues, detyrues dhe imponues, unë zgjodha frontin e parë. Pas afro 10 vitesh martesë dhe etjes së mungesës së fëmijëve, më 11 prill, Zoti na bekoi me një nga dhuratat e tij më të mëdha.
Ditën që e mbajta në krahë për herë të parë dhe ia vështrova sytë e saj të bukur ngjyrë blu, shijova ndjenjën e bukur dhe të papërshkrueshme të dashurisë për jetën dhe fëmijët dhe këto ishin momentet më të ëmbla të jetës sime pas atyre viteve të hidhura të robërisë në kampet e Muxhahedine Khalk. Buzëqeshja e saj e ëmbël ndaj nënës së saj, buzëqeshja dhe gëzimi i bashkëshortes sime, pafajësia dhe pastërtia e saj, ma shkrinë akullin e ftohtë dhe më bënë ti harroj të gjitha ato vite robërie në kampin e MEK-ut. Nuk e ndjeja më boshllëkun e vetmisë dhe heshtjen vdekjeprurëse të vetmisë që kisha pasur ndër vitet e shkuara.Kur shikoja gruan time të gëzuar, nuk munt ë ngopesha nga lumturia. Duke qënë se ajo ishte dhurata që Zoti na e kishte dhënë nga lutjet dhe përgjërimet që unë dhe bashkëshortja ime kishim bërë gjatë natës, ne ia vumë asaj emrin Nijajesh (që në shqip ka kuptimin e lutjeve dhe përgjërimeve ndaj Zotit). Festën e saj të parë të ditëlindjes, e bëmë në një restorant të quajtur (Da) që do të thotë nënë në dialektin vendas ndërsa këtë vit, festuam edhe vitin e gjashtë të ardhjes në jetë të saj, edhe dhe përfundimin me sukses të periudhës së saj dyvjeçare të ciklit para-shkollor/kopshtit.
Duke e parë në sy, iu afrova dhe i thashë në vesh: “Bija ime e dashur!, Gëzuar pranverën e gjashte të jetës tënde, sepse me ardhjen tënde në jetë, më ke larguar të gjitha plagët dhe më ke dhuruar entuziazem dhe dashuri për jetën dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. U bëfsh njëqin vjeçe o e dashura ime! Tani Nijajeshi për ne, është fundi i së shkuarës së hidhur dhe fillimi i një jete të ëmbël në të ardhmen. Dhe përkundër sloganit të robërisë dhe pengimit të zgjedhjes së lirë për të jetuar jetën ashtu siç duam nga ana e Muxhahedine Khalk/ MEK-ut, Nijajeshi ynë dhe Nijajeshat e tjerë janë një mishërim i shkëlqyer i frymëzimit për marrjen e vendimit për të zgjedhur lirisht të jetuarit e jetës ashtu siç duam duke provuar dhe shijuar dashurinë për familjen dhe fëmijët.
Me shpresën e ditës ku të gjithë anëtarët e Muxhahedine Khalk/MEK-ut do të lirohen nga robëria dhe do ta përjetojnë jetën në kuptimin e vërtetë dhe do ta shijojnë atë me familjet dhe fëmijët e tyre.
Ali Ekremi