Ebrahim Khodabendeh
Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Nexhat/Shpëtimi
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
Me nderime dhe respekt
Nga ana e “Shoqatës Shpëtimi/Nexhat” në Iran, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Kryqit dhe Gjysmë-Hënës së Kuqe!
Shoqata Nexhat/Shpëtimi, është përfaqësuese e familjeve të anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve Khalk/MEK-ut që ndodhen në një kamp të izoluar dhe të mbyllur në Shqipëri. Këto familje, kanë vite që nuk kanë dëgjuar asgjë dhe nuk kanë asnjë lajm për të dashurit e tyre Brenda këtij kampi, për arsye se udhëheqësit e kultit Raxhevi, nuk lejojnë komunikimin e anëtarëve të kultit të tyre me botën jashtë dhe veçanërisht me familjarët dhe miqtë.
Sipas atyre që kanë arritur të largohen nga ky kamp, edhe të drejtat më themelore të njeriut, nuk respektohen dhe shkelen brenda këtij kampi nga udhëheqja e kësaj organizate ndaj anëtarëve të saj, duke mos u përfillur dhe shkelur sistematukisht Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e nënshkruar edhe nga vetë Shqipëria.
Në agjendën e Kryqit të Kuq lexojmë:
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq reagon ndaj situatave emergjente dhe promovon respektimin e ligjeve ndërkombëtare të njeriut dhe zbatimin e tyre në ligjet kombëtare.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq gjithashtu përpiqet të parandalojë vuajtjet e njerëzve duke promovuar dhe përforcuar ligjet e të drejtave të njeriut dhe principet ndërkombëtare të njeriut.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, me mbështetjen e të gjithë lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-Hënës së Kuqe, gjithmonë ka kërkuar nga qeveritë që të përputhen me ligjet ndërkombëtare të njeriut me kushtet e ndryshueshme …
Sipas kësaj agjende, kur brenda kampit të Muxhahedinëve në Shqipëri shkelen në mënyrë sistematike të drejtat më themelore të njeriut ndaj anëtarëve të saj dhe që vazhdimisht ndodhen nën presionin e lavazhit të trurit që po ashtu edhe kjo u bëhet në mënyrë sistematike, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është dashur dhe duhet duhet të reagojë dhe të kërkojë nga qeveria e Shqipërisë për imponimin për zbatimin e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut brenda këtij kampi.
jVitin të kaluar, unë dorëzova në përfaqësinë e Kryqit të Kuq në Teheran kërkesat e familjeve për lidhjen dhe kontaktin me të dashurit e tyre të robëruar brenda këtij kampi e tyre, së bashku me dokumentacionine dhe provat të shumta, dhe na u dha fjala e na u premtua bashkëpunim dhe se do të trajtoheshin këto kërkesapor që deri më tani, nuk është marrë ndonjë përgjigje.
Nga ana e familjeve të vuajtura dhe në pritje të vazhdueshme, ju kërkoj të kryeni detyrën tuaj kryesore si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe të mundësoni lidhjen e familjeve me anëtarët e MEK-ut të cilëve u mohohet kjo edrejtë brenda kampit të Muxhahedine Khalk/MEK-ut në Shqipëri, nëpërmjet bashkëpunimit me vetë Qeverinë shqiptare.
Familjet nuk kanë asnjë informacion për situatën dhe kushtet e të dashurve të tyre brenda këtij kampi. Ata nuk dinë nëse janë gjallë apo vdekur apo janë dërguar në ndonjë një vend tjetër. Asnjë informacion për gjendjen shëndetësore fizike dhe shpirtërore të këtyre personave nuk është në dispozicion. A mos vallë ata janë në burg dhe si të tillë, të privuar nga vizitat? Këta persona janë shpallur të zhdukur për familjet. Bazuar në informacionin e marrë nga anëtarët e mëparshëm të MEK-ut që tani janë ndarë dhe larguar prej saj, burgosja në kamp ka marrë një formë të re të saj, dhe kjo për shkak të kontrollit mendor (lavazhit të trurit) që zbatohet rregullisht.
Gjithashtu, kërkoj nga ju që të ja tërhiqni vërejtjen qeverisë shqiptare për zbatimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës dhe t’i kërkoni atyre që së pari të heqin ndalimin e vizave për familjet iraniane të anëtarëve të Muxhahedine Khalk për të udhëtuar në Shqipëri dhe së dyti, të mundësojnë hapjen e dyerve të kampit të Muxhahedinëve në Shqipëri në mënyrë që familjet e anëtarëve brenda këtij kampi, të mund të takohen me të dashurit e tyre dhe në qoftë e nevojshme, le të bëhen këto takime nën mbikqyrjen e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq, në mënyrë që familjet të sigurohen për shëndetin fizik dhe mendor të të dashurve të tyre.
Me padurim në pritje të një përgjigje nag ana juaj
Me respekt,
Ebrahim Khodabandeh
Drejtori i Shoqates Nexhat/Shpëtimi