Jeta brenda dhe jashtë kampit të Organizatës së Muxhahedine Khalk

MEK-ut Një copëz nga jeta e vërtetë në lëvizjen simbolike të Shoqatës Nexhat

Një copëz nga jeta e vërtetë në lëvizjen simbolike të Shoqatës Nexhat

Ngulfatja që rregullon marrëdhëniet e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit si një sekt i mbyllur dhe shkatërrues është filli i përbashkët i kujtimeve dhe shprehjeve të të gjithë atyre që kanë pasur përvojën e të qënit në këtë organizatë. Atyre që, pasi u çliruan nga ky sistem i mbyllur dhe sektar, u përpoqën të zbulojnë natyrën e vërtetë të Muxhahidinëve duke rrëfyer përvojat e tyre dhe atë që u ndodhi atyre gjatë viteve të qëndrimit në sektin Raxhevi.

Natyrisht, këto zbulime kanë arsye dhe qëllime më të rëndësishme se vetëm rrëfimi dhe tregimi I fytyrës së vërtetë të këtij sekti, si ndihma e njerëzve që janë ende të “burgosur” në burgjet me mure dhe gardhe mendore dhe fizike të këtij sekti robërues. Ndihmë të atyre individëve që e kanë harruar kuptimin e jetës së lire duke u robëruar dhe shërbyer vetëm sektit Raxhevi/MEK-ut. Ndihmë ndaj atyre që kanë frikë të hyjnë në botën e lirë për shkak të gënjeshtrave që liderët muxhahidinëve kanë mbjellë në mendjet e tyre për dekada të tëra. Këta persona janë privuar prej vitesh nga krijimi i familjes, komunikimi me familjen, botën e jashtme e deri tek komunikimi intim me anëtarët e tjerë të pranishëm në kamp.Janë privuar nga mendimi i lirë, zgjedhja, çlodhja dhe gjithçka që është e drejtë e natyrshme e çdo njeriu.

Ndoshta për njerëzit që nuk njohin mjaftueshëm ideologjinë dhe veprimet e këtij sekti, nuk është e besueshme që qoftë edhe një shëtitje e thjeshtë, një blerje dhe zgjedhje e pavarur apo disa minuta argëtim, janë të ndaluara për anëtarët e organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut.

Një numër anëtarësh të ndarë nga organizata Muxhahedin-e-Khalk me banim në Shqipëri, të cilët kanë arritur me sukses të kalojnë rrugën e trazuar të ndarjes nga ky sekt dhe tani po jetojnë jetën reale, në një lëvizje simbolike, kanë shkuar në një turne masiv dhe kanë publikuar një video të tyre, duke shpresuar për marrrjen e vendimit të çlirimit të vetes nga ky sekt, edhe të anëtarëve të tjerë viktimë të kësaj organizate që mbahen të robëruar në kampin e Muxhahedine Khalk në Durrës-Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button