Shefi i Shoqërisë Nejat shkruan një letër drejtuar Ambasadës Gjermane

Shkëlqësisë së tij, Ambasadorit Hans Udo Mutsel

Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë
Teheran – Iran

Shkëlqesia juaj
Pershendetje !

Në emër të Shoqatës Nexhar/Shpëtimi në Iran, dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj për një çështje të rëndësishme në lidhje me takimin vjetor të Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut në Berlin në qershor të 2024-ës.

Shoqata Nexhat/Shpëtimi, përfaqëson familjet e anëtarëve të Organizatës së Muxhahedine Khak/MEK-ut, të cilët janë bllokuar dhe në një fare mënyre janë robëruar në një kamp të largët dhe të izoluar në Shqipëri. Organizata e Muxhahedinëve, nuk i lejon anëtarët e saj të kenë komunikim me botën e jashtme dhe në mënyrë të veçantë, me familjet dhe miqtë e tyre (të vetë këtyre anëtarëve).

Sipas personave që kanë arritur të arratisen nga ky kamp, brenda kampit të Muxhahedine Khalk në Shqipëri, shkelen sistematikisht të gjitha të drejtat dhe madje edhe ato më elementare të anëtarëve të kësaj organizate, duke u shkelur kështunë mënyrë sistematike edhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ju mund ta dini se më 20 qershor 2023, policia shqiptare tentoi të kontrollonte kampin e Mojahedin Khalq në Shqipëri me një urdhër gjykate. Anëtarët e Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut u urdhëruan nga drejtuesit e kësaj organizate që të reagomin dhe rezistonin me dhunë ndaj veprimit ligjor të policies, dhe u urdhëruan të mos lejonin policinë të merrni kompjuterët dhe serverët në mënyrë të padëmtuar.

Rezultati I kësaj përfundoi me një numër të madh individësh të plagosur nga të dyja anët, dhe një pjesëtar i Muxhahedinëve që kishte një identitet të rremë vdiq nga një atak në zemër (Abdulvehab Ferxhi Nexhad, i njohur si komandant Afshini, me dokumente të rreme identiteti me emrin Ali Musteshari). Organizata e Muxhahedinëve, pretendoi në mënyrë të rreme se qeveria shqiptare ishte ajo që e kishte kryer këtë veprim në bashkëpunim me Republikën Islamike të Iranit.

Dhe kjo pavarësisht asaj se kjo organizatë, ka shfrytëzuar prej 7 vitesh mikpritjen dhe vendin e Shqipërisë duke shënjestruar dhe dhunuar sistematikisht sigurinë fizike dhe psikologjike të anëtarëve të saj të robëruar brenda këtij kampi në Shqipëri, si edhe të familjeve të tyre që janë në pritje të kthimit dhe takimit me ata (duke shpresuar se do të shkëputen dhe ikin nga ky kamp ose së paku të lejohen të takohen me tl dashurit e tyre). Raste të ngjashme me këtë në Shqipëri, kanë ndodhur edhe në Irak, në Amerikë, në Angli dhe në Francë. Organizata e Muxhahedine Khalk/MEK-u ka krijuar gjithmonë dhe në mënyrë sistematike probleme për vendet pritëse.

Gjithashtu mendoj se mund ta dini se ky sekt terrorist, nuk lejohet të mbajë tubimin e tij vjetor në Francë të cilin e bënte çdo vit, dhe po ashtu edhe në Shqipëri megjithëse ka një prani të madhe të anëtarëve dhe udhëheqësve të kësaj organizate, ndërsa shtetet tjera, e kanë ndaluar hyrjen e Merjem Raxhevisë, udhëheqëses së këtij sekti.
Dhënia e mundësisë liderëve të këtij sekti shkatërrues për të mbajtur një konferencë mashtrimi, nuk dërgon mesazh miqësie për familjet e anëtarëve të robëruar brenda kampit të tyre. Në fakt, mesazhi i dhënë është se qeveria gjermane mbështet liderët kriminalë të një grupi terrorist. Një grupi që u ka imponuar anëtarëve të tij beqari të detyruar, sterilizimin e femrave dhe shkelje të tjera të të drejtave më elementare të njeriut.

Për familjet zemërthyera dhe vuajtura, është për t’u habitur që qeveria gjermane lejon një sekt terrorist që nuk tregon mëshirë as për anëtarët e tij, të mbajë një konferencë dhe një tubim. Organizata e Muxhahedine Khalk/MEK-ut është një grup që, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj anëtarëve të saj si dhe aktiviteteve terroriste dhe sektare, është kritikuar dhe refuzuar edhe nga grupet e tjera kundërshtare dhe opozitare të Republikës Islamike të Iranit.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë gjermane të rishqyrtojë vendimin e saj dhe në vend të kësaj të pyesë drejtuesit e kësaj organizate se përse shkelen të drejtat më themelore të njeriut ndaj anëtarëve të saj në një kamp të mbyllur dhe të largët dhe pa asnjë kontroll të jashtëm mbi të.

Me respekt

Ibrahim Khodabandeh – Drejtor i Shoqatës Nexhat/Shpëtimi të Iranit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button