Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se Shqipëria është kthyer në bazën kryesore të Mosadit izraelit dhe muxhahedinëve iranianë.
Jazexhi: Shqipëria është kthyer në një ndër bazat kryesore të Mosadit izraelit dhe muxhahedinëve iranianë, ish-grup terrorist. Al Xhazira bëri një dokumentar para një muaji dhe tregoi se si në Manzë janë sjellë nga jashtë Shqipërisë 1700 kompjutera dhe muxhahejdinët rrinë online dhe sulmojnë këdo qeveri që mundohet të bëjnë tregti me Iranin. Muxhahedinët përdoren nga Donald Trump për të sabotuar politikën evropiane ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kush lexon lajmet, muxhahedinët prodhojnë çdo muaj nga një artikull çdo javë ose çdo muaj dhe thonë Irani ka ardhur në Shqipëri për të na sulmuar.