I nderuari z. Xhafaj, unë jam Zahra Moeini, një qytetare iraniane dhe shtetase e Gjermanisë, që për shumë vite kamë qenë nën robërimin e kultit Raxhavi në Irak. Udhëheqësit e kultit Raxhavi ndërprenë marrëdhëniet e mia me familjarët dhe miqtë e mi dhe nuk më lejuan të kem asnjë kontakt me askënd. Në kultin Raxhavi unë humba shëndetin tim, udhëheqësit e këtij kulti mua vazhdimisht më gënjenin, unë në Irak kam qenë dëshmitare e shumë torturave dhe e keqtrajtimit të njerëzve, bile një person i cili dëshironte të kthehej në Iran pranë fëmijëve të tij dhe liderët e kultit Raxhavi e dënuan atë, duke e vendosur mbi zjarr dhe ai u dogj dhe vdiq.
Një zonjë me emrin Roja, ishte një grua kurde nga Irani, kur në një tubim i tha Masud Raxhavit se në Iran askush nuk ju pret juve. Liderët e kultit Raxhavi na detyronin neve të ndahemi nga bashkëshortët tanë dhe nëse dikush kundërshtonte, ata kishin përfundim tragjik.
Ata gjithashtu i ndanë prindërit nga fëmijët e tyre, për liderët e kultit nuk kishte rëndësi që ata fëmijë sa muaj apo sa vite kishin, disa nga këta fëmijë u dërguan në Iran ose në Evropë, bile disa prej tyre u dërguan edhe në Amerikë, disa nga këta fëmijë u përdhunuan, disa humbën, nëse ishin vëlla e motër ata ndaheshin dhe dërgoheshin në vende të ndryshme.
Në vitin 1992, unë isha në ekipin e bodigardëve të Marjam Raxhavi që së bashku me 450 vetë nga Iraku erdha në Francë, liderët e kultit Raxhavi më sollën në Gjermani në vend që ata të më shëronin mua, ata më detyronin që të mblidhja para nga njerëzit, sigurisht ky rast nuk ishte vetëm për mua, por për shumë të tjerë që ishin rob të këtij kulti.
Ishte fundi i vitit 1994 që unë e kuptova se jam mashtruar dhe gënjyer… pastaj vendosa të ikja nga ata, sepse nëse do të thosha që nuk dëshiroj të punoj me ta, do të shpifnin diçka… unë shkova në policinë gjermane dhe të gjitha dëshmitë e mia i vendosa nën autoritetin e qeverisë gjermane dhe në të njëjtën kohë Masud Raxhavi lëshoi urdhrin për ekzekutimin tim.
Në dy muajt e fundit, z. Mostafa Mohamedi dhe znj. Mahbube Hamze, prindër të znj. Sumeja Mohamedi, me kombësi iraniane dhe shtetësi kanadeze që udhëtuan në vendin tuaj për lirimin e vajzës së tyre, këta prindër më parë kur kulti Raxhavi i kishte akoma bazat e veta në Irak kishin shkuar edhe atje, njëjtë sikur që tani kanë ardhur në vendin tuaj (Shqipëri) për të liruar vajzën e tyre, por disa herë janë sulmuar dhe dhunuar nga forcat e kultit Raxhavi.
- Mohamedi disa herë është qëlluar dhe rrahur në Ursurvaz, periferi të Parisit. Z. Xhafaj, në letrën e cila u dërgua për ju nga znj. Someja Mohamedi nuk janë fjalët e saj, por ato fjalë janë shkruar në emër të Somejës nga udhëheqësit e kultit Raxhavi.
Vala e re e raporteve nëpër mediat shqiptare në mbështetje të familjes së z. Mohamedi, tregon fytyrën e vërtetë të kultit terrorist Raxhavi për autoritetet dhe popullin shqiptar dhe kampanja e kultit Raxhavi në Shqipëri për të denigruar familjen e z. Mohamedi është vazhdim i mbajtjes në robëri të vajzës së tyre.
Më datë 2 shtator 2018, kur kulti Raxhavi kupto përpjekjet dhe përkrahjen e popullit dhe mediave shqiptare për prindërit e znj. Someja Mohamedi, e sollën atë në një televizion dhe i përgatitën asaj një tekst në gjuhën angleze për t’a lexuar, e cila ishte e shoqëruar nga një person.
Nëse me të vërtetë Someja Mohamedi është njeri i lirë në kultin Raxhavi dhe do të kishte zgjedhur lirshëm të bashkëpunonte me kultin Raxhavi, pse znj. Raxhavi dhe udhëheqësit mafioz të kultit Raxhavi nuk janë të gatshëm që znj. Someja Mohmaedi të takohej lirshëm në prani të forcave të sigurisë dhe gazetarëve me prindërit e saj pa praninë e personave të kultit Raxhavi dhe të flas ballë për ballë me familjen e saj?
Kulti Raxhavi në brendësi ka egërsira që nëse znj. Someja Mohamedi do të takohej me familjarët e saj, do të ndikohet nga familja e saj dhe do të ndahet nga kulti Raxhavi dhe pikërisht kjo çështje do të bëhej shkak që persona të tjerë të këtij kulti do të shpallnin ndarjen nga kulti Raxhavi dhe do të humbte kontrolli i krerëve mafioz të kultit Raxhavi. Z. Xhafaj, unë disa herë kam kërkuar nga Marjam Raxhavi që me ne kritikët e saj që me vite kemi luftuar për qëllimin e çlirimit të popullit iranian dhe kemi rrezikuar shëndeti tonë, të organizojë një debat televiziv, bile edhe në ndonjë televizion të saj, por gjithmonë kemi ngelur pa përgjigje. Unë jam e gatshme që përvojën time në lidhje me këtë kult t’a ndajë me ju dhe me mediat shqiptare.
Ju faleminderit!
Zahra Moeini, Gjermani.
Nga Shoqata e grave të Iranit, më 21 Shahriver 1397