Liria e Lidhur me Zinxhirë: Iluzioni i Demokracisë

Liria është një ndër vlerat më të mëdha që mund të shijojë një shoqëri. Ajo përfaqëson fuqinë e individit për të vendosur mbi jetën e tij, për të zgjedhur rrugën e vet dhe për të pasur një zë në fatin e përbashkët. Megjithatë, në shumë raste të historisë, kjo liri është përdorur si një mjet manipulimi për të ushqyer ambiciet e grupeve apo liderëve që, në vend se të sjellin liri dhe drejtësi, kanë përfunduar duke krijuar sisteme shtypëse e kontrolluese. Një nga shembujt më të njohur të një shkeljeje të tillë të lirisë është rasti i kampit të MEK.

MEK është një grup opozitar që pretendon të luftojë për demokraci dhe liri. Sloganet e tyre të fuqishme kanë joshur shumë njerëz që kërkojnë të përmbysin diktaturën dhe të instalojnë një qeveri demokratike. Por, pas kësaj fasade të lirisë, MEK ka krijuar një sistem të mbyllur dhe shtypës, veçanërisht për anëtarët e saj që jetojnë në kampet e izoluar, siç është kampi i njohur në Manëz.

Ky kamp është një paradoks i hidhur i asaj që pretendon të jetë liria. Ndërsa MEK i tregon botës imazhin e një lëvizjeje demokratike, brenda kampit realiteti është krejt i kundërt. Pasi anëtarët hyjnë në kamp, ata përballen me kufizime të rënda të lirisë personale dhe mendore. Në vend që të jetojnë një jetë të lirë dhe të pavarur, ata gjenden në një sistem të kontrolluar me rregulla të ashpra. Komunikimi me botën e jashtme është i kufizuar ose i ndaluar krejtësisht, dhe individët nuk kanë të drejtën të dalin ose të largohen nga kampi pa leje. Familjarët që përpiqen të vizitojnë ose të kontaktojnë me ta shpesh herë përballen me bllokime dhe refuzime nga liderët e kampit.

Kjo situatë krijon një ironi të dhimbshme: një grup që predikon liri dhe demokraci për vendin e tyre ka ndërtuar një sistem të mbyllur dhe autoritar për anëtarët e tij. Në vend që të ndihmojnë anëtarët të rriten në mendime të lira dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të hapur, ata mbahen të izoluar dhe të kontrolluar. Vetëdija e individit është e lidhur me “zinxhirë”, duke qenë se çdo mendim ndryshe nga ajo që propagandohet brenda kampit trajtohet si herezi dhe nënvlerësohet.

Brikela Sulollari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button