Irani, kampion i Kupës Botërore të Mundjes Klasike të të rinjëve

Prania e anëtarëve të Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë në stadiumin e turnout

Turneu botëror i mundjes klasike për moshat nën 23 vjeç, u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë, nga dita e hënë me 21 tetor deri ditën e enjte, 24 tetor. Skuadra kombëtare e të rinjve të Iranit, fitoi 3 medalje të arta dhe 4 medalje bronzi në renditjen ekipore me 149 pikë dhe fitoi bindshëm kupën e kampionatit. Pas skuadrës iraniane që ngriti trofeun e kampionatit, skuadrat e Gjeorgjisë me 121 pikë dhe e Armenisë me 93 pikë u renditën e dyta dhe e treta.

Renditja e ekipeve: 1- Irani 149 pikë 2- Gjeorgjia 121 pikë 3- Armenia 93 pikë 4- Azerbajxhani 72 pikë 5- Moldavia 52 pikë 6- Kirgistani 50 pikë 7- Polonia 50 pikë 8- Uzbekistani 45 pikë 9- Gjermania 45 pikë 10 – Amerika 40 pikë

Një sërë anëtarësh të Shoqatës Shpëtimi në Shqipëri, duke mbajtur në duar flamurin trengjyrësh të Iranit dhe logon e Shoqatës Shpëtimi në Shqipëri, morën pjesë në stadiumin ku u zhvilluan ndeshjet dhe inkurajuan me entuziazëm kombëtaren iraniane, e cila pati një ndikim të madh në shpirtin e të të rinjëve të vendit tonë.

Irani, kampion i Kupës Botërore të Mundjes Klasike të të rinjëve

Mbajtja e këtyre garave u bë shkak që ata të prezantojnë Shoqatën Shpëtimi dhe kushtet e tyre si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në kampin e Muxhahedin-e-Khalk/MEK-ut, në Manz të Durrësit. Njerëz nga publiku u afruan dhe mezi prisnin të mësonin se çfarë po bënin këta iranianë në Shqipëri, të cilëve iu dhanë shpjegimet e nevojshme.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të pranishmëve, ishte shprehja e emocioneve dhe entuziazmit të Ermolindo Rahimit, djalit gjashtëvjeçar të Sarferazit dhe Erisës, i cili, pavarësisht se nuk e ka parë kurrë Iranin, tërhoqi vëmendjen e gjithë stadiumit duke thërritur “Rroftë Irani, rroftë Irani”.

Prania e anëtarëve të Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë në stadiumin e turnout

Drejtorë dhe trajnerë të pranishëm në stadium të cilët nuk ishin në dijeni të ekzistencës së Shoqatës së Shpëtimit në Shqipëri, u kërkuan anëtarëve të kësaj shoqate që të merrnin pjesë edhe në garën botërore të mundjes së lirë për moshat nën 23 vjeç që do të zhvillohen nga dita e premte më 25 nëntor deri të dielën më 27 nëntor po në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Prania e anëtarëve të Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë në stadiumin e turnout

Shoqata Shpëtimi e Shqipërisë i uron titullin kampion ekipit kombëtar të mundjes klasike të ekipit të të rinjëve të Iranit si edhe imbarë popullit iranian dhe gjithashtui uron të rinjve iranianë edhe shumë tituj dhe trofe të tjera dhe të vazhdueshme në kampionatet botërore në të gjitha fushat sportive.

Shoqëria Shpëtimi e Shqipërisë

Prania e anëtarëve të Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë në stadiumin e turnout
Exit mobile version