RTSH Shkodra në Nëna, dashuria, ndarja

“Nëna, dashuria, ndarja” – Film me metrazh të shkurtër i kushtohet muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

“Nëna, dashuria, ndarja”, titullohet filmi me metrazh të shkurtër i prezantuar këtë të dielë në qytetin e Shkodrës. Një film i realizuar në gjirin Persik dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, bazuar në ngjarje reale.

Producenti Aldo Sulollari dhe aktorja protagoniste Erisa Idrizi folën për filmin i cili do të shfaqet në kinematë e vendit.

Ata treguan se ky film ka një mesazh solidarizimi për nënat që ndodhen në Iran dhe fëmijët i kanë në organizatën muxhahedine, teksa kanë dekada që nuk komunikojnë me to.

Anëtarët e parë të opozitës iraniane, të njohur me emrin muxhahedinë, mbërritën në Shqipëri në vitin 2013.

Prej këtij momenti muxhahedinët janë strehuar në zonën e Manzës, ku kanë ndërtuar kampin e tyre. Filmi “Nëna, dashuria, ndarja”, pritet të ketë një interesim të lartë të qytetarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button