FILMI, NËNAT IRANIANE KËRKOJNË DJEMTË

“Nëna, Dashurija, Ndarja” është filmi premier që u shfaq në mjediset e hotel “Golden Palace” në Shkodër. Ky film flet për nënat iraniane të cilat kanë mbi 17 vite që nuk kanë takuar fëmijët e tyre të cilët janë muxhahedinët që janë larguar nga Irani dhe janë bërë pjesë e organizatës MEK që prej vitesh vijojnë të jenë të strehuar në Shqipëri. Ky film përmes zërit të nënave dhe atyre që kanë arritur të largohen nga kampi i muxhahedinëve në Shqipëri tregojnë sipas tyre tmerrin që kanë përjetuar gjatë qëndrimit në organizatën MEK duke qenë të izoluar dhe nën dhunën psikologjike e fizikë të ushtruar ndaj tyre. Ky film i realizuar në Gjirin Persik u mundësua nga shoqata Nexhat……

Producenti i filmit, njëkoësh edhe aktor Aldo Sulollari thotë se ky film tregon historinë e nënave në Iran që vuajnë faktin se nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre…..

Pas Shkodrës filmi “Nëna, Dashurija, Ndarja” do të shfaqet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë duke sjellë zërin e nënave iraniane që nuk reshtin së kërkuari të flasin e të takojnë fëmijët e tyre në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button