konference me nënën Suraje Abdullai dhe komitetin e grave ne shoqaten Nejat Albania

Ne diten e pare te vitit beme nje konference me nënën Suraje Abdullai dhe komitetin e grave ne shoqaten Nejat Albania . Nder shume fjale te thena Nene Suraja na kerkoi që te bënim çmos per ta bashkuar ate dhe te gjithe nenat e tjera qe I. Kane femijet e tyre ne organizaten #MEK kete vit te ri 2025

Ajo kerkoi nje te drejte themelore te saj pasi cdo kushe ka te drejten dhe lirine e te pasurit femije dhe familje por kjo gje I eshte privuar djalit te saj dhe shume te tjerëve qe ndodhen aktualisht ne organizaten Mujahedine

Ne kete vidio konference nene Suraja uroi te gjithe Shqiptaret vitin e ri dhe gjithashtu kerkoi shtetit shqiptare qe te marrë masa per te takuar ajo djalin e saj ose minimalja per te komunikuar me te gje e cila nuk po i lejohet tashmë per gati 23 vite

Ajo gjithashtu uroj te gjithë anetaret e shoqates Nejat Albania ne veçanti vajzat prezente Kryetaren e shoqates Erisa Idrizi , Ela Sulollari Deda , Eltisa Bilo, Edona Hunda , Kela Zeneli , Lirije Abazi Mirlinda Zharri nje vit te mbare dhe I falenderoi per kohen qe I dhame asaj
Kjo vidjo konference pati shume momente me lot po aq sa te qeshura

Momente me lot pershkak fjaleve te kesaj nene qe per kedo qe do ti dëgjonte do te prekej dhe habitej ndaj shkeljeve te te drejtave themelore qe jane bere kundrejt saj ,femijes se saj por jo vetem

Urimet dhe fjalet midis komitetit te grave dhe nenes Suraja Abdullahi ishin te shumta ama urimi me I bukur ishte “urojme qe kete vit te gjitha nenat te ribashkohet me familjaret dhe femijet e tyre brenda kampit MEK ”

E mbyllem vitin2024 me lot dhe e filluam vitin 2025 me shprese per te bere diçka te mire per keta njerez
Gezuar festen per te gjithe ne mbare boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button