“Nëna, dashuria, ndarja”/ Sulollari: Ideja erdhi pasi dëgjova rrëfimet e emigrantëve.

Rahimy: U përfshiva shumë në film

“Nëna, dashuria, ndarja”, është filmi-dokumentar me metrazh të shkurtër i cili nisi si projekt pas rrëfimeve të shumë emigrantëve.
Gazetari Aldo Sulollari tha në studion e MCN Informacion se filmi është në dy gjuhë, në atë perse dhe shqipe.

Ka qenë diçka shumë spontane dhe nuk është se ishte diçka e mirëmenduar për ta realizuar si projekt artistik. Unë aktualisht punoj në një shoqatë që punon në kuadër të integrimit të komuniteteve të huaja në Shqipëri dhe nga rrëfime të ndryshme, përfshirë dhe nga persona të komunitetit iranian që janë të dezertuar na kanë treguar histori të ndryshme dhe të dhimbshme.

Emigracioni është plagë që është në çdo shoqëri. Ne jemi ndeshur me emigracionin shumë vite më parë dhe mendoj që do ishte shumë mirë për ta kuptuar çdo shikues dhe për ta përjetuar pak nga afër, se çdo familje ka një person që mund të ndodhet për një jetë më të mirë. Mund të ishte një lloj mënyre për ta përcjellë më qartë dhe më dukshëm për publikun.

Ishte diçka e duke ndodhur duke dëgjuar sa më shumë rrëfime të këtyre refugjatëve. Duke treguar rrëfimet dhe eksperiencat e tyre të dhimbshme lindi një ide pse të mos bënim një projekt të tillë për ta dëshmuar dhe për të treguar këto që mund të pengojnë përsëritjen e tyre.

Është në dy gjuhë, edhe persisht edhe shqip. Aktorët, janë duke folur dhe persisht dhe në gjuhën shqipe. Këtë punë e ka bërë Erisa që ka bërë një rol të veçantë, jo vetëm duke aktruar por duke bërë pjesën e përkthimit gjatë gjithë kohës.

Aktorja kryesore e filmit, Erisa Rahimy tha se ajo u përfshi në projekt si përkthyese fillimisht.

Unë prisja të shkoja si përkthyesja. Më erdhi si surprizë që Erisa meqë jemi këtu futu edhe ti.

Nuk e kisha idenë fare . Nuk isha përgatitur për të qenë unë aktorja kryesore. Duke qenë se isha i vetmi person që mund të bënte këtë bashkëpunimin mes dy gjuhëve, u futa vetvetiu. Ky është film dokumentar shumë i bukur ku tregon rreth emigracionit, ndarjes nga prindërit, largimit nga atdheu.
Kur shihja ato nëna që kërkonin fëmijët e tyre u bëra dhe unë si ato . U përfshiva më shumë nga sa duhet.

Exit mobile version