E reja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin iranian, roli i babait në lidhjen e tyre
Erisa Idrizi dhe bashkëshorti i saj iranian Sarfaraz Rahimy tregojnë historinë e tyre të dashurisë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Erisa rrëfeu se fillimisht flisnin anglisht dhe më pas ajo mësoi persisht, ndërsa Sarafaraz mësoi më vonë shqip.
Ajo tregon se i shoqi ishte rritur me frymën se nuk mund të dashurosh, nuk mund të ndihesh i dashuruar dhe të mendohesh për dashurinë.
Në Iran është rritur në një familje deri sa vdekja të na ndajë, derisa u bë pjesë e organizatës muxhahedine dhe aty kushti kryesor është të ndahesh nga familja, nga gruaja.
Nuk lejohet dashuria, dashuria është vetëm për drejtuesit e organizatës dhe organizatën. Ka ndenjur 21 vjet atje.
Momenti i parë ka qenë në një stacion autobusi. Im atë në atë kohë jepte shtëpi me qira dhe im atë më thotë kam një njeri fol anglisht me të dhe binde për shtëpinë.
Kur fola në telefon e kuptova që kishte vështirësi me anglishten. Kur u takuam ky reagoi direkt. Im atë nga mënyra si reagoi tha më duket se do i jap gocën këtij, jo shtëpinë.
Ky e shfrytëzoi atë moment, u njoh shumë mirë me tim atë. Pastaj vinte çdo ditë te shtëpia ime.
Në fillim babi i thoshte më vjen keq, ime bijë nuk është për tu martuar, ti ke një kombësi ndryshe, shteti yt mos është akoma në luftë.
Kishte merakun e tij, por ky u bë aq shok i mirë me tim atë, sa im atë arriti të ndryshoi mendje.
U miqësuan aq shumë sa im atë si tropojan, arriti të thoshte dil me të njihuni më mirë. Më befasoi mënyra si u soll ndaj meje, se kisha parë shumë dhunë ndaj grave në Shqipëri.
Isha 17 vjeç kur u njohëm, ne kemi 17 vite diferencë, por për mua nuk ka problem. Thoja më mirë një njeri të matur, me të cilin të kem fëmijë dhe mos të ndahem më vonë.
Momenti i parë që u binda ishte kur pashë tim atë në vështirësi, i vetmi person ishte ky që iu gjet. Aty thashë ky më dashka dhe do ia jap mundësinë.
Nuk jam pishman që i dhashë mundësinë. Kemi 9 vite bashkë. Familja e tij ishin shumë të lumtur që do martohej me mua.
Por kur mësuan se isha e krishterë, hezituan pak se ky është mysliman. Më kërkuan të kthehem në myslimane për hatrin tonë.
Por iu thashë që unë fenë time e dua dhe nuk e ndërroj, më kanë pranuar, unë i kam takuar, më kanë takuar.
Që në fillim pavarësisht se janë nga Irani dhe janë myslimanë, e pranuan idenë, më pranuan siç jam.
Sarafarazi mësoi se në Shqipëri festohej festa e dashurisë, ky erdhi me një surprizë për Shën Valentin për herë të parë dhe ngela.
Më çoi në qytetin e tij të preferuar në Shkodër, rezervoi tre netë, shkuam në liqenin e Komanit, në Tamarë dhe shumë vende.
Pastaj erdhi me dhurata, po një javë më parë po bënte ca zënka pa lidhje, por ishte e gjitha një lojë.
Lulet mi dhuron gjithmonë, i kemi të përhershme, vjet kur festuam 8 vjetorin së bashku, më bëri një surprizë që më befasoi.
Kemi një shoqëri në Shkodër dhe duke qenë se thoshte se ishim në krizë financiare, pashë një tavolinë plot me lule në restorant, ndërkohë që tavolina ishte për mua.
Ftesat ishin si ftesa dasme me foto, ajo torta me foto. Është shumë romantik, edhe nëse nuk kemi një arsye për të festuar, do vijë me lule me një dhuratë të vogël, me diçka.
Isha në vitin e fundit në gjimnaz, kur mora vesh që jam shtatzënë. Kisha hallën në shtëpi dhe i them hallës shikoje çik testin, se nuk po marr vesh.
Unë po ia tregoja si fshehurazi, ajo u gëzua aq shumë sa ma prishi surprizën. Një muaj mbas ky kishte ditëlindjen dhe doja t’ia bëja surprizë.
Surprizat për Shën Valentin i ka filluar, por dje më mori në telefon, kam dy orë që po kërkoj për diçka në dyqane dhe s’po e gjej atë që do.
Po kërkonte një telefon që nuk është në çdo dyqan se është i ri. I thashë që e gjen në X vend. Akoma s’ma ka dhënë.
Unë ia kam bërë surprizën gati, nesër më vjen porosia nga jashtë.
Së bashku kemi krijuar një shoqatë që njerëzit si Sarafarazi ti bindin të martohen dhe të krijojnë një jetë normale.
Ndërsa Sarafarazi tregon se si i lindi dashuria që me shikim të parë për Erisën.
Kur e pashë Erisën për herë të parë i thoja Zotit a do bëhet kjo gruaja ime.
Në organizatë nuk mendoja kurrë se një ditë do dashurohesha dhe martohesha ose që do festosh Shën Valentinin, asnjëherë, sepse që kur hymë na thanë që duhet të ndaheni nga gratë.
Nëse do mendoja për dashurinë, u detyrohesha ta shkruaja dhe ta thoja dhe do më bënin moral, ndaj më mirë nuk mendoja për dashurinë.
Përjetimin e shkruanim që të bëheshim të barabartë të gjithë në një mendje që kjo dashuri nuk duhet të ekzistojë.
Kur erdhi organizata në Shqipëri, pamë që qenka një jetë ndryshe në Shqipëri, se u njohëm me shqiptarë, pamë çifte.
Në Kashar para se të shkonin në Manzë, jetonim nëpër pallate kur hynin dhe dilnin shqiptarë.
Në Shqipëri jam rilindur, është vendlindja ime e dytë. Unë kam fëmijë gjysmë shqiptar dhe gjysmë iranian, nuk e kisha menduar kurrë se do bëhesha baba.
Që kam arritur ëndrrën time që kam një fëmijë dhe një grua, jam i plotësuar.
Unë nga momenti që jam martuar me Erisën asnjëherë nuk jam ndjerë vetëm, se familjen e kam në Iran.
Edhe kur kemi patur probleme, ka qenë si ai mali mbas meje, mbështetja e madhe.
Edhe shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, unë asnjëherë nuk e ndjej veten të huaj.