
Shoqata Shqiptare e Shpëtimit ka organizuar sot, më 16 mars 2025, një konferencë në nder të Ditës Botërore të Lumturisë, Dita e Mbrojtjes dhe Dita Ndërkombëtare Kundër Krimeve të Luftës. Këto ditë të shënuara bashkuan shumë shqiptarë dhe iranianë të Shoqatës Shqiptare Nejat. Fjalimet ishin prekëse dhe emocionuese nga çdo person që mbajti fjalën, duke dëshmuar hapur terrorizmin e organizatës Muxhahedine MEK dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që ka kryer kjo organizatë.

Në këtë ngjarje, fjalen e mbajtën personalitete të shquara si Aldo Sulollari, Ela Deda, Khalil Anserian, Hasan Shabaz, Hamid Atabay, Mehdi Sulejman, Lirie Abazi, Eltisa Bilo, Brikela Sulollari dhe Danileja Rajda, të cilët ndanë përvoja dhe mesazhe të fuqishme për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi situatën e pasigurisë dhe padrejtësisë që kanë përjetuar shumë individë të dënuar nga kjo organizatë.

Kjo eksperience është një fakt i rëndësishëm që shqiptarët duan të integrojnë komunitetin e iranianëve të lirë, të cilët janë dezertuar nga kampi terrorist MEK. Ata synojnë të krijojnë mundësi të reja për jetesë dhe integrim, duke mbështetur një shoqëri më të sigurt dhe paqësore, pa e lënë pas dorë krimin dhe terrorizmin.

Gjithashtu, një thirrje e fuqishme u bë për nënat në Iran që të bashkohen sa më shpejt me fëmijët e tyre, të cilët mbahen peng nga organizata MEK. Ky apel kërkon vëmendjen ndërkombëtare dhe mbështetje të vazhdueshme për t’i dhënë fund kësaj situate të mjerë dhe të sigurohet një të ardhme më e drejtë dhe e sigurt për ata që ende janë të kapur në duar të kësaj organizate të dhunshme.

Për detaje të mëtejshme rreth këtij aktiviteti madhështor, do t’ju informojmë në vijim.