Pjesë e intervistës me Znj. Mansure, nëna e z. Mohamed Kashmiri (i lindur më 1966 – i robëruar në kultin Raxhavi në Shqipëri)
Unë jam Mansure Mahbub, nëna e Mohamed Kashmiri, djali im pas diplomimit shkoi për të kryer shërbimin ushtarak, pas operacioneve Mersad (Forogh Xhavidan), ai u kap rob dhe pas 1 viti e gjysmë robërimi, për ne dërgoi një letër. Pas kthimit të robërve në atdhe, mësuam se organizata Moxhahedin-e Khalk e kishte mashtruar djalin tim.
Organizata i tha Mohamedit: “Ne duam të shkojmë në Iran dhe patjetër do të fitojmë”. Ata e dërguan me këtë premtim djalin tim, por nuk e lejuan që ai të kthehet kurrë tek unë. Organizata i kishte thënë: “Nëse ktheheni në Iran, do të torturoheni dhe ekzekutoheni dhe është më mirë të qëndroni me ne”.
Pas 22 vitesh, unë nën shoqërimin e bashkëshortit dhe djalit tjetër, shkuam në kampin Ashraf në Irak dhe u takuam me Mohamedin. Zyrtarët e Moxhahedin-e Khalk në këtë takim u përpoqën të mashtronin djalin tim tjetër, por unë e ndalova një gjë të tillë.
Unë atyre u thashë: “Ju nuk lejoni fëmijën tim të kthehet në shtëpi, ju nuk jeni moxhahed khalk, ju jeni grabitës të njerëzve”.
Djali im u takua me ne nën kontroll të rreptë të agjentëve të organizatës. Mohamedi nuk guxonte të fliste me ne në mënyrë të qetë. Djali im ishte plakur dhe dobësuar shumë, saqë burri dhe biri im nuk e njihnin atë.
Që nga ajo kohë ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me djalin tim, vetëm nëpërmjet të ndarëve nga MEK dhe Shoqata Nexhat, mund të marrim informacione për të.
Mesazhi i znj. Mansure për djalin e saj Mohamedin: “I dashuri biri im, babi dhe unë jemi plakur shumë dhe ende shpresojmë të të shohim dhe të të përqafojmë edhe një herë. Babi yt tërë kohën flet për ty dhe vetëm emrin tënd e përmend. Unë kisha për të dhënë çdo gjë, vetëm që të të takoja edhe njëherë. Motra dhe dy vëllezërit e tu mezi presin që të të takojnë, fëmijët e Mitrës dhe djali i Mostafas të kërkojnë ty dhe thonë pse daja/xhaxhi Mohamed nuk po kthehet në shtëpi. I dashuri biri im Mohamed! Do të të pres deri në fund të jetës sime. Do të doja që qoftë edhe për një ditë të të shihja, të dëgjoja zërin tënd dhe ti ta dëgjoje zërin tim, ose të më prekje dorën”.