Kultet dhe themelimet e ndryshme në shekullin e 20 kanë tipare dhe veçori të përbashkëta dhe kjo gjë është e pamohueshme. Studimi i sekteve të shekullit të 20 ka treguar qartë se këto grupe të izoluara dhe të vogla që drejtohen nga maja e piramidës në drejtim të poshtëm të saj, e shikojnë majën e saj(kryerarin, atë që qëndron në majë të piramidës) si një fytyrë karizmatike dhe organizmin si një organizatë të shenjtë. Këto grupe kanë ekzistuar gjithmonë në shoqëri të ndryshme dhe për çdo qëllim politik për shkak të të cilit janë themeluar, kanë patur në vëmendje shfrytëzimin njerëzor dhe përfitmin prej tyre.
Sekti gjerman i Paul Schafer ka qenë një nga këto sektet anti-njerëzore që me anë të drejtimin të ashpër të Schaferit , ka shkatërruar jetën e qindra anëtarëve të këtij kulti duke treguar sjelljen më të egër ndaj tyre. Ky sekt ka qenë aktiv njëkohësisht me qeverinë e gjeneralit Augusto Pinochet, ish-diktatorit në Kili, dhe ishte kthyer në një pjesë të shërbimit të sigurisë dhe ndëshkues të kundërshtarëve të diktatorit.
Ndoshta kjo temë ishte mjaft tërheqëse dhe u bë shkak që në vitin 2015 regjisori gjerman Florian Gallenberger të filmojë filmin Colonia duke e përshtatur me ngjarje reale të kohës së Pinochet-it dhe me ngjarje në brendësi të kultit të dhunshëm të Paulit.
Shikuesit e Colonias, që në fillim të filmit shohin ngjashmëri të plota të kultit të Paulit me Organizatës Muxhahedinët Khalk. Ashtu siç ju treguam, në përgjithësi sektet kanë karakteristika të ngjashme, por ngjashmëritë e shumta të kultit të Schafer me atë të Rajavit, të lënë për të dëshiruar.
Këto ngjashmëri fillojnë me prezencën e një lideri karizmatik (për mendimin e përkrahësve dhe anëtarëve të kultit) në krye të dy sekteve. Liderë të cilët e prezantojnë veten si udhëheqës absolutë dhe të pa diskutuar për sektin. Schafer e prezantonte veten si ndërmjetës mes Zotit dhe njeriut ndërsa Rajavi e prezantonte veten si të shenjtë dhe llojin e njeriut të premtuar.
Martesa është e ndaluar në që të dy sektet dhe personat që kanë qenë të martuar me njëri-tjetrin, me vullnetin e liderit janë ndarë, dhe fëmijët gjithashtu pas lindjes ose në vegjeli, merreshin prej baballarëve dhe nënave e tyre.
Në kultin Rajavi gjithashtu si në atë të Schaferit, fëmijëve të rrëmbyer nga nënat dhe baballarët , u jepeshin mësime organizative si dhe u mësoheshin himne të organizatës. Në kopështet e organizatës në Irak dhe më vonë në Evropë, janë parë shumë fëmijë të anëtarëve të mësohen në mënyrë të veçantë që në moshë më të madhe të përdoren si forca besnike në shërbim të liderit të sektit.
Gratë dhe burrat e kultit Rajavi dhe të Schaferit, përveç rasteve të veçanta, mbahen të ndarë nga njëri-tjetri që të mos bëhen shkak për lidhje ndërmjet tyre gjë që është plotësisht e ndaluar në këto sekte. Është interesante që ajo që paraqitet në filmin Kolonia rreth problemit që kanë disa anëtarë në këtë temë, është plotësisht e njëjtë me atë rast të veçantë që ndodh në kultin Rajavi për problemet e disa grave dhe burrave të cilët janë ndarë me forcë nga njëri-tjetri. Në që të dyja grupet, emocionet për të tjerët janë të ndaluara. Ato i përkasin vetëm Rajavit dhe Schaferit, dhe i gjithë përqëndrimi i anëtarëve duhet të jetë tek ata të dy.
Në një pjesë tjetër të Colonias, tregohet me qartësi sharja dhe turpërimi i disa anëtarëve përballë të gjithë të tjerëve për shkak të disa gabimeve që kanë bërë. Kjo temë, tregohet ashtu siç është dhe tek kulti Rajavi, ku anëtarët ulen në formë rrethi. Takime në të cilat anëtarët e kultit rrëfehen për mendimet dhe idetë që janë ndryshe nga mësimet e organizatës, si pasojë e detyrimit ose e shpëlarjes së trurit, duke u bërë shenjestër e talljeve dhe sharjeve të anëtarëve të tjerë derisa të pastrohen nga mëkatet e tyre.
Duke i kushtuar vëmendje fjalorit sektar dhe organizativ, dhe duke përdorur fjalë të veçanta si vëlla, motër dhe thirrja e tyre me këto fjalë, janë disa nga tiparet e përbashkëta që kanë dy sektet e Rajavit dhe Schaferit. Të gjithë anëtarët e sektit të Schaferit, e thërrisnin njëri-tjetrin me fjalën vëlla ose motër, por kjo sjellje e tyre është e ngjashme me atë të anëtarëve të grupit të Rajavit që gjithashtu i përdorin shumë.
Udhëheqësit e kulteve shpesh kanë sjellje të parregullta dhe imorale. Kjo vërehet mjaft qartë te të dyja sektet. Schafer përdhunonte fëmijët që ndodheshin në sektin e tij, dhe nga ana tjetër, në bazë të rrëfimeve të ish-anëtarëve të kultit Rajavi, ky i fundit ka përdhunuar dhjetëra gra dhe vajza anëtare të MEK.
Marrëdhëniet e këtyre dy liderëve me regjimet diktatoriale sunduese të Kilit dhe Irakut gjithashtu të tërheq vëmendjen. Schafer dhe anëtarët e sektit të tij ishin gjermanë, por bodrumet e tij të fshehtë i kishte shndërruar në vende për tortumimin e të rinjve përkrahës të qeverisë popullore të Salvador Allendes që ishte kundër diktaturës së Pinochet-it. Grupi i muxhahedinëve, gjithashtu me prezencën e tij në Irak, sidomos gjatë protestës së popullit irakian në vitin 1991, ka luftuar krah forcave të sigurisë dhe ushtrisë së Ba’athit , ka kapur të rinjtë shia në jug të Irakut dhe kurdët e turkmenët në veri , në veçanti në rajonin Tuz Khormato, dhe i ka dorëzuar në duar të forcave të sigurisë së Sadam Husejnit.
Nëse detyrimi është një tjetër pikë e përbashkët ndërmjet këtyre dy sekteve, filmi Colonia e ka përshkruar mjaft bukur. Anëtarët e këtij sekti , shumicën e kohës së tyre e kalonin duke bërë punë të rëndë dhe të detyrueshme për sektin. Kjo gjë ka qenë mjaft e theksuar tek kulti Rajavi në kohën kur ata gjendeshin në kampin Ashraf në rajonin e Diyalas në Irak. Për të përfituar nga puna e tyre dhe për t’i larguar ata nga mendimet dhe ndjenjat, i detyronin të kryenin punë të rënda dhe me kohëzgjajte të madhe. Orari i qëndrimit zgjuar, fjetjes dhe ngrënies së këtyre anëtarëve, gjithashtu ka qenë i përcaktuar në një orar të caktuar në që të dy sektet dhe këto orare lajmëroheshin nëpërmjet sirenave ose altoparlantëve.
Mos pasja e pajisjeve nga anëtarët e kulteve për t’u informuar për lajmet nga bota dhe për ngjarjet jashtë sekteve gjithashtu është një tjetër cilësi që vihet re tek të dy grupet në fjalë. E vetmja metodë informimi tek Colonia ishin altoparlantët e montuar në rrethinë që të lexoheshin fjalimet dhe njoftimet e Schaferit për anëtarët e sektit. Në Ashraf gjithashtu i vetmi kanal televiziv ishte programi i këtij sekti, në veçanti fjalimet e Rajavit.
Një tjetër veçori është kjo që anëtarët nuk qëndronin në sekt me dëshirën e tyre. Në mesin e anëtarëve kishte persona të pakënaqur ose persona të cilët ishin sjellë me forcë. Një gjë e tillë vërehet mjaft mirë edhe te sekti Rajavi. Në këtë kult gjithashtu vërehen persona të cilët janë bashkuar me të me anë të mashtrimeve dhe të tjerë të cilët janë sjellë me forcë.
Një tjetër ngjashmëri interesante mes sekteve me tipare satanike si ajo e Schaferit dhe Rajavit , është mënyra se si ata e shohin vendqëndrimin e sekteve të tyre. Schafer dhe përkrahësit e tij besnikë, e quanin Colonia Dignidad-in ( emri i vendit ku vendosej sekti i Schaferit , një kamp i mirë pajisur në qendër të Kilit me kuptimin kolonia e dinjitetit) vendin e tyre të shenjtë.
Rajavi dhe përkrahësit e tij kanë patur dhe kanë të njëjtin këndvështrim për kampin e tyre të quajtur Ashraf. Edhe pas dëbimit të tyre në fillim në periferi të Bagdadit dhe më pas në Tiranë, kampet ku kanë qëndruar i kanë quajtur Ashraf 2 dhe 3. Përveç kësaj që kampet Colonia Dignidad dhe Ashraf janë rrethuar dhe ruajtur me mure të larta dhe me tela me gjemba për t’i burgosur anëtarët e sekteve, janë bërë edhe për të penguar arratisjen e tyre.
Ngjasimet kuptimore ndërmet fjalëve Dignidad dhe Ashraf gjitashtu është një pikë që të tërheq vëmendjen.
Si përfundim Paul Schafer vdiq në spitalin e burgut Santiago në Kili dhe dosja e kultit të tij shkatërrimtar u mbyll përgjithmonë ashtu si dhe shumë dosje të tjera të liderëve të sekteve të ndryshme në botë. Në fund, një përfundim i tillë që e kanë të gjithë sektet e dhunshme dhe anti-njerëzore mund të jetë dhe një tjetër ngjashmëri ndërmjet kultit Rajavi dhe Schafer.
Sejid Reza Garabi