Faqja analitike “Middle East Eye” në një raport analitik dhe të hollësishëm, ka analizuar aktivitetet e fundit të grupit terrorist MEK në Amerikë.
Faqja analitike “Middle East Eye” në këtë raport të publikuar me titull “Si kanë arritur Muxhahedinët nga lista e grupeve terroriste të depërtojnë në korridoret e Kongresit të Amerikës?!”, në mënyrë speciale ka trajtuar protestën e fundit të pjesëtarëve këtij grupi terrorist në Uashington dhe ka kritikuar ashpër mbështetjen e disa figurave politike amerikane nga të dy partitë republikane dhe demokrate ndaj terroristëve të grupit MEK.
Autori i këtij artikulli në fillim grupin terrorist MEK e quan një sekt të cilin disa funksionarë të lartë amerikanë po e propagandojnë si një alternativ për të zëvendësuar sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Në vazhdim, autori i këtij artikulli vë në dukje shenjat e të qenit sekt të protestës së këtij grupi në Uashington dhe shkruan: “Anëtarët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk që kishin veshur rroba të verdha në trup, ashtu siç ishin ngujuar në projektorin që transmetonte fjalimin e Marjam Raxhavi, qëndronin në formën e rreshtave ushtarak”.
Në një pjesë tjetër të këtij raporti vihet në dukje mbështetja e disa politikanëve amerikan si Rudi Giuliani dhe John Bolton ndaj terroristëve të MEK dhe shpenzimet e mëdha që po bënë ky grup terrorist për të ftuar folësit e vet gjatë tubimeve të ndryshme dhe këto para që po shpenzohen janë një prej shkaqeve kryesore të mbështetjes së disa politikanëve amerikanë ndaj grupit terrorist MEK. Barbara Slavin, drejtorja e projektit të Iranit në Këshillin Atlantik, në lidhje me këtë çështje i ka thënë “Middle East Eye”: “Ndikimin dhe depërtimin që ka arritur të fitojë grupi terrorist MEK në Amerikë, me të vërtetë është marrëzi dhe qesharak… Unë mendoj se shkaku kryesor i këtij ndikimi janë paratë që po i jepen lobistëve…”.
Barbara Slavin në përgjigje ndaj pyetjes së autorit të këtij artikulli në lidhje me legjitimitetin e grupit terrorist MEK si alternativë për të zëvendësuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, thotë: “Ky grup nuk ka kurrfarë legjitimiteti. Mirëpo me domosdo nuk do të thotë se të gjitha figurat dhe personalitetet politike që marrin pjesë në tubimet e këtij grupi dhe mbajnë fjalime, janë të informuar për këtë çështje dhe për natyrën e vërtetë të grupit Muxhahedine Khalk”.
Vlen të theksohet se njëkohësisht me organizimin e tubimit vjetor të grupit terrorist MEK që këtë vit përkundër viteve të kaluara, nuk është mbajtur në Francë, por në Shqipëri, një vend i vogël në rajonin e Ballkanit, shumë media të mëdha ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër pjesëmarrësit në këtë tubim dhe i kanë qortuar ata për shkak të marrjes së parave nga një grup sektarist terrorist dhe mbajtjes së fjalimeve në këtë tubim.
Ali Harb, Middleeasteye.net – përkthyer nga Pars Online