Problemet e Muxhahidin-e Khalk në Evropë

Gjatë gjithë dekadës së kaluar, MEK ka qenë në fokus të pagimit të ryshfeteve të mëdha për zyrtarët e lartë amerikanë. Këta zyrtarë, nga ana e tyre, dëmtuan imazhin e tyre duke u bërë anëtarë të MEK dhe duke mbrojtur këtë grup kundër Republikës Islamike. Por ndihmat prej miliona dollarëve të Muxhahedin-e Khalk nuk janë të kufizuara vetëm tek politikanët amerikanë. Kohët e fundit kemi lexuar lajme se partia politike e krahut të djathtë në Spanjë Vox, është kritikuar shumë për financimin e MEK. Për më tepër, grupi MEK ka paguar shuma të mëdha për disa politikanë spanjollë për të mbajtur fjalime në tubimet e tij. Gazeta spanjole El Confidencial në një raport të saj shkruan: I ashtuquajturi Këshilli Kombëtar i Rezistencës kishte ndihmuar partinë Vox në zgjedhjet e vitit 2014. “Është një grup sektar iranian, anëtarët e të cilit jetojnë në një kamp të mbyllur në Shqipëri dhe gjithashtu mbështetet në përkrahjen e zyrtarëve të lartë të Spanjës në konferencat e tij”. Sidoqoftë, raporti thekson se politikanët amerikanë janë figura politike të favorizuara nga MEK për pagesa të mëdha, duke cituar një person që ka punuar me organizatën të ketë thënë: Ish-kryetari i bashkisë së Neë York-ut, Rudolph Giuliani do të marrë mes 150,000 deri 200,000 euro nga MEK dhe ish-Guvernatori i Teksasit, Bill Richardson, do të marrë midis 75,000 dhe 100,000 euro. “Shumat e marra nga politikanët spanjollë janë më pak, ndoshta më pak se pesëdhjetë mijë euro për një ish-president”.
MEK është përpjekur të blejë politikanët perëndimorë si pjesë e taktikve të tij të suksesshme në vitet e kaluara. Ata janë mbështetur verbërisht nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton, i cili është gjithmonë i etur për të sulmuar Iranin. “Kjo është një mënyrë që opozita iraniane të krijojë lidhje politike të nivelit të lartë,” shkruan gazetari spanjoll për mënyrën e punës së MEK në vendin e tij. Ata thonë se nuk kanë kontroll mbi fjalimet, por po kërkojnë takime me emra të lartë në Madrid, të cilët përmes fjalimeve të tyre, të shpjegojnë planet dhe lëvizjen e tyre. Ish-politikanët pranojnë dhe bëhen autorë të fjalimeve pa vënë në dyshim financat e tyre, ndërsa shumë ekspertë thonë se përveç mbështetjes financiare që marrin nga mbështetësit e tyre, fondet e MEK vijnë nga Arabia Saudite”. Nga ana tjetër, Robert Fontina, në uebsajtin Counetr Ponch, në lidhje me kërcenimin e Muxhahedin-e Khalk në një pjesë tjetër të Evropës, pra Fracës, shkruan: Aktualisht ekzistojnë dy grupe aktive në Francë. Njëri është Jelekët e Verdhë, një organizatë jozyrtare që filloi të ashpërsojë protestat e saj pas rritjesnsë çmimeve të karburantit dhe duke shtrirë protestat e saj kundër politikave të qeverisë së Emmanuel Macron. Ata nuk kanë plane të strukturuara dhe asnjë udhëheqje të organizuar. Organizata e dytë është Moxhahedin-e Khalk, një grup terrorist që kërkon të rrëzojë qeverinë iraniane. “MEK është përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm”. Fontina beson se Franca me fshehjen e anëtarëve të Muxhahedin-e Khalk, ka ndjekur të njëjtën politikë si të Amerikën dhe shton: Franca, si një nga nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore, dënoi tërheqjen e SHBA nga kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe zyrtarët francezë po kërkojnë një mjet për të anashkaluar sanksionet e SHBA në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre të biznesit me Iranin. Në të njëjtën kohë, ata mbështesin një organizatë terroriste qëllimi i vetëm i së cilës është rrëzimi i qeverisë iraniane”. Shkrimtari Kanter i bën thirrje zyrtarëve francezë që të jenë të qartë në qëndrimet e tyre për Iranin dhe deklaron se fuqia dhe ndikimi i SHBA në politikën ndërkombëtare po bien. Ai pranon se përkundër sanksioneve amerikane, shumë vende po kërkojnë mënyra për të vazhduar marrëdhëniet e tyre tregtare me Teheranin. Ai shkruan: Fakti që shumë kombe po kërkojnë të anashkalojnë sanksionet amerikane është një shenjë e mirë e rënies së fuqisë dhe ndikimit amerikan. Edhe pse Franca inkurajon MEK-un, ajo kërkon mënyra për të vazhduar tregtinë me Iranin.
Sot, dyzet vjet pas revolucionit iranian, nuk është e vështirë të kuptohet shkaku thelbësor i urrejtjes dhe pesimizmit iranian për Perëndimin. Një autor miqësor izraelit në faqen e internetit Tablet flet rreth rrënjëve të kësaj urrejtje në një pjesë të artikullit të tij, duke i përshkruar saktë ato rrënjë.
Ai në një artikull të titulluar “Të kuptuarit e fobisë së ndikimit”, shkruan: Shumica e iranianëve përqafojnë kulturën perëndimore, por kanë frikë nga përfshirja e huaj në politikën e vendit të tyre. Një nga frikat që është prezente tek shumë iranianë, madje edhe tek ata që e urrejnë sistemin aktual, është se ata nuk shohin ndonjë alternative të qartë për veten. “Ata kanë frikë se Perëndimi do të ndërhyjë dhe do të imponojë një regjim që ata nuk e duan, sic është Muxhahedin-e Khalk (MEK), një grup opozitar iranian i mbështetur nga perëndimi”.
Pa dyshim, ndërsa gazetarët dhe intelektualët perëndimorë kanë paralajmëruar për vite me radhë, qeveritë perëndimore duhet të mbajnë në mendje se populli iranian me të vërtetë dëshiron të ndalojë politikat e tyre të papërgjegjshme ndaj grupeve terroriste dhe ekstremiste siç është MEK.
By Mazda Parsi

Exit mobile version