Një prej agjencive informative në Amerikë pasi ka analizuar figurat më të afërta me grupin MEK në qeverinë e ardhshme amerikane, ka arritur në përfundimin se ky grup terrorist nuk ka asnjë vend në të ardhmen politike të Iranit.
Agjencia analitike Politico, në një artikull të saj ka analizuar personat me eksperiencë të vjetër të cilët tani janë pretenduesit kryesore për postin e sekretarit amerikan të shtetit në qeverinë e Donald Trump. Artikulli është shkruar nga Daniel Beniamin dhe në të thuhet; Në mesin e personave që pritet të prezantohen si anëtarë të kabinetit të ardhshëm të Trump, disa prej tyre kanë eksperienca në lidhjet me grupet terroriste. Personat e propozuar nga Trump për postin e sekretarit amerikan të shtetit dhe për poste të tjera në kabinetin e tij qeveritar, kanë pasur lidhje të afërta me grupin terrorist MEK dhe kanë lobuar për këtë grup. Ky është ai grup që duart i ka lyer me gjakun e qindra amerikanëve dhe me gjakun e mijëra iranianëve në vitet 80 dhe gjatë bashkëpunimit me Sadamin në vitet 90. Një prej përkrahësve më të mëdhenj të këtij grupi është Rudi Xhuliani, ish kryebashkiaku i Njo Jorkut i cili tani ndodhet në listën e Trump për postin e sekretarit amerikan të shtetit dhe për drejtimin e qendrës së inteligjencës kombëtare. Lidhja e Xhulianit dhe aktivitetet e tij ndërkombëtare, kanë tërhequr vëmendjen e medias tek ai. Xhuliani për një kohë të shkurtër dhe për të lobuar për heqjen e emrit të MEK nga lista e grupeve terroriste të Amerikës, ka marrë shumën prej 20 mijë dollarë apo edhe më shumë. Hon Bolton ish ambasador i Amerikës në OKB është një tjetër opsion i Trump për postin e sekretarit amerikan të shtetit. Ai ashtu si Xhuliani është një prej përkrahësve të MEK. Personi i tretë është Niut Kingerixh.
Ilin Cavo, ish sekretari amerikan i punës, njëkohësisht si Mic Mek Kanel lideri i shumicës në Senat, i cili kohët e fundit ka pasur një takim jo zyrtar me Trump në fushën e tij të golfit në Nju Xhersi, gjithashtu ka lidhje financiare me grupin MEK. Mediat lidhjen e Xhulianit apo personave të tjerë si ai me grupin MEK e cilësoi një çështje kureshtare, pasi në vitin 2012 emri i këtij grupi u hoq nga lista e grupeve terroriste të Amerikës. Personat që janë mbështetës të këtij grupi, nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi shqetësimeve mbi të kaluarën e këtij grupi dhe mbi parimet bazë politike anti-terrorizëm të Amerikës. Xhuliani në këtë aspekt është përpara personave të tjerë. Ky ish kryetar bashkie në amerikë pretendon se është flamurtar i luftës kundër terrorizmit radikal islamik dhe lidhur me Barack Obamën ka thënë: Nuk më besohet se ai e do Amerikën. Mirëpo nga ana tjetër vetë Xhuliani përkrah terroristët marksistë të cilët kanë vrarë amerikanët.
Anëtarët e MEK që në vigjilje kanë qenë përkrahës të dhunës. Në mesin e operacioneve të shumta terroriste që ka kryer MEK në vitet 70, mund të përmendim vendosjen e bombës dhe sulmet me armë zjarrin ndaj ushtarakëve amerikanë që në atë kohë gjendeshin në Iran. Përpjekja për të rrëmbyer ambasadorin iranian në Teheran, përpjekja për të vrarë një prej komandantëve ushtarakë amerikanë në Iran, si dhe sulmi ndaj përfaqësuesve të kompanive GMC, Shell, Pepsi, Pan American, si dhe shumë raste të tjera si këto, janë disa nga veprimet e grupit terrorist MEK. Pas fitores së revolucionit islamik, grupi MEK u kthye në një grup radikal për rrëzuar shtetin në Iran. Imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pa pasur aspak dyshim mbi grupin MEK i preu dorën këtij grupi duke mos e lejuar të arrijë pushtetin dhe si rezultat MEK nisi sulmet me armë kundër Iranit. Përpara arratisjes së krerëve të lartë të këtij grupi në Paris në vitin 1981, në Teheran u vendosën disa bomba ku në njërën prej tyre u vranë më shumë se 70 funksionarë iranianë mes tyre Ajetollah Beheshti. Në vitin 1986 më shumë se 7 mijë anëtarë të grupit MEK, shkuan dhe u transferuan në Irak. Këta persona gjatë luftës së Irakut kundër Iranit, kanë shërbyer në interes të Sadamit. Organizata terroriste MEK, u pajis me armë nga ana e Sadamit dhe gjatë luftës ka vrarë 50 mijë ushtarë iranianë. Me përfundimin e luftës, aktet terroriste të MEK kundër Iranit nuk përfunduan por vazhduan si brenda ashtu edhe jashtë Iranit. Pas luftës së vitit 1990, grupi terrorist MEK u shfrytëzua nga Sadami për shtypjen e shiitëve dhe kurdëve. Në prill të vitit 1992, anëtarët e MEK zbatuan disa atentate dhe akte terroriste kundër ambasadave të Iranit në 13 vende të botës. Një prej këtyre atentateve ishte sulmi kundër përfaqësisë së Iranit në OKB. Ky sulm, e renditi organizatën MEK në rangun e organizatave të tjera terroriste si Al Kaida të cilët kanë kryer sulme terroriste brenda territorit amerikan. Në vitin 1997 grupi terrorist MEK ishte në krye të listës së grupeve terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe pse amerikanët nuk kishin njohuri dhe informacione mbi këtë grup, mirëpo MEK në krahasim me grupet e tjera terroriste të listës amerikane, ishte grupi që ka kryer më shumë vrasje. Në bazë të ligjeve amerikane, personat që garantonin burimet financiare për këtë grup terrorist, duhej të ndiqeshin dhe ndëshkoheshin. Vendosja e grupit terrorist MEK në listën e grupeve terroriste të Amerikës, theksonte një prej parimeve politike anti-terrorizëm të Amerikës. Ky parim është se qëllimi nuk është dhuna terroriste, por vrasja e njerëzve të pafajshëm për realizimin e qëllimeve dhe objektivave politike. Kjo politikë është ndjekur nga të gjitha qeveritë republikane dhe demokratike të Amerikës dhe qeveria e Xhorxh Bushit me sulmin kundër Irakut në vitin 2003 dhe me shkatërrimin e strehës së Sadamit për MEK, tregoi këtë angazhim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Grupi gjatë agresionit amerikan kundër Irakut, i dorëzoi Amerikës të gjitha armatimet e tij dhe të gjithë personelin dhe anëtarët e vet i vendosi në kampin Ashraf, 40 km larg Bagdadit. Donald Ramsfeld ish sekretari amerikan i mbrojtjes pa dhënë asnjë shpjegim deklaroi se sipas konventës së Gjenevës, anëtarët e një organizate terroriste të huaj, janë nën mbrojtje. Me anë të këtij urdhri, mbrojtja e ushtrisë amerikane për kampin Ashraf vazhdoi deri në vitin 2009. Prej këtij viti e tutja, përgjegjësia për mbrojtjen e kampit Ashraf iu la ushtrisë amerikane. Me nisjen e agresionit amerikan kundër Irakut, grupi terrorist MEK nisi aktivitetin e tij për ta paraqitur veten si grup opozitar i Iranit dhe iu bashkua motos amerikane për ndryshimin e shtetit në Iran. Marjam Raxhavi, bashkëshortja e Masud Raxhavi kreu i grupit MEK, nga Parisi drejtonte veprimet e grupit MEK. Paraja në Uashington pastron çdo lloj gabimi. Paratë që ka dhënë grupi terrorist MEK, i ka kënaqur kundërshtarët e këtij grupi në Amerikë. Përveç Boltonit, i cili prej kohësh është një prej përkrahësve të ndryshimit të shtetit në Iran, edhe grupe republikane dhe demokratike në Amerikë, papritur u kthyen në përkrahës të MEK. Departamenti amerikan i sigurisë së brendshme dhe ish kreu i shtabit të ushtrisë amerikane, kanë lobuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, që ligjet të përputhen me qëllimet e grupit MEK. Mbështetësit e këtij grupit terrorist, të cilët kanë marrë shuma të mëdha parash, kanë pretenduar se këto shuma janë ndihma të popullit të thjeshtë iranian të cilët tashmë janë internuar. Mirëpo lajmet tregojnë se Sadami i ka dhënë grupit terrorist MEK shuma të mëdha parash. Përveç kësaj shumë raporte tregojnë se vendet arabe të gjirit Persik gjithashtu japin shuma të mëdha parash për Mek me qëllim që ky grup të vazhdojë armiqësinë kundër Iranit. Nga ana tjetër Kongresi në këtë çështje deri diku është lënë mënjanë. Më në fund në vitin 2012, pas lobimeve të shumta, organizata terroriste MEK u hoq nga lista e grupeve terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Po në këtë vit forcat amerikane, përgjegjësinë për kampin Ashraf ia dorëzuan ushtrisë irakiane dhe qeveria e Nuri Maleki që ishte aleate e Iranit, kërkoi mbylljen e këtij kampi. Në fillim të vitit 2009 paramilitarët shiitë dhe ushtria e Irakut, disa herë kanë sulmuar kampin Ashraf. Në një prej sulmeve të prillit të vitit 2001, 34 pjesëtarë të kampit Ashraf u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Gjatë kohës kur në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit ishte Hillary Clinton, në prioritet të punës së saj u vendos puna për të parandaluar vrasjen e më shumë anëtarëve të MEK. Në atë kohë asnjë vend nuk u shpreh i gatshëm për të pranuar anëtarët e një grupi terrorist. Në fund të artikullit thuhet: Lidhja e afërt me grupin MEK vazhdon të qëndrojë sekrete. Për disa të tillë si Bolton, është krejtësisht e qartë se grupe të tilla si MEK mund të luajnë rol në ndryshimin e shtetit në Iran. Këta persona kurrë nuk harrojnë shërbimet e MEK për Sadamin dhe vrasjen masive të ushtarëve iranianë. Një prej analistëve politikë i quajtur reformator i Iranit, në atë kohë ka shkruar një artikull për Financial Times dhe ka thënë; Mek nuk ka vend në të ardhmen politike të Iranit mirëpo ky grup do të kthehet në një krah të rrezikshëm në shërbim të interesave të Amerikës. Me futjen e Xhulianit apo Kingrixh në kabinetin qeveritar të Trump, prirjet në përkrahje të grupit MEK do të shtohen akoma më shumë. Sipas skandaleve të publikuara nga Nju Jork Times, Xhuliani brenda një viti, për shkak se ka marrë pjesë disa herë në takimet e MEK ka përfituar shumën 11.4 milion dollarë.