Ali Husejn Nezhad, ish-përkthyer i vjetër në sektorin për jashtë të organizatës terroriste “Muxhahedine Khalk” (MEK) në Irak ka theksuar se organizata MEK për shkak të ndarjes së anëtarëve të saj, është në prag të shuarjes.
Husejn Nezhad gjithashtu ka theksuar se organizata MEK ka frikë të madhe nga zbulimi i dosjes juridike dhe sasisë së madhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që ka kryer ky grup gjatë historisë së tij.
Husejn Nezhad në një intervistë me faqen informative “Ashraf News” e cila vëzhgon krimet që ka kryer organizata terroriste MEK, në përgjigje ndaj pyetjes për prezantimin e kësaj organizate si alternativë për zëvendësimin e sistemit shtetëror aktual të Iranit, deklaroi: “Këta të gjithë janë zhytur në iluzione dhe kjo është shumë qesharake dhe tregon vetëm pesimizmin e organizatës terroriste MEK. Kjo organizatë nuk ka kurrfarë pozite shoqërore as jashtë Iranit dhe as brenda në Iran.
Ai në vazhdim foli për arsyen e ndarjes nga organizata terroriste MEK dhe tha: “Unë jam ndarë nga organizata MEK për këtë arsye se kjo organizatë është një organizatë anti-imperialiste dhe armik i Amerikës. Në bazë të strategjisë së MEK të cilën e kanë hartuar themeluesit e saj në kohën e ish-regjimit mbretëror në Iran dhe aktualisht është shndërruar në një grup që është në shërbim të imperializmit me në krye Amerikën”.
Ali Husejn Nezhad në përgjigje ndaj pyetjes në lidhje me Mas’ud Raxhavi, liderin e grupit terrorist MEK i cili është zhdukur që nga viti 2003, tha: “Organizata terroriste MEK së fund në një konferencë që është mbajtur me rastin e 55 vjetorin e themelimit të saj, ka pohuar vdekjen e Mas’ud Raxhavi. Me padyshim se Mas’ud Raxhavi është arratisur në Arabinë Saudite dhe atje ka vdekur. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë si është e mundur që një funksionar i Arabisë Saudite në vitin 2017 gjatë konferencës së MEK në Paris, deklaroi vdekjen e Mas’ud Raxhavi?! Në korrik të vitit 2017, Turki Al-Fejsal, ish-shefi i inteligjencës së Arabisë Saudite, gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të MEK në Paris, bëri të ditur vdekjen e Mas’ud Raxhavit. Ai disa herë gjatë fjalës së tij duke folur për Masud Raxhavin, emrit të tij i shtoi fjalën i ndjeri”.
Ai në lidhje me mbajtjen e fshehur të vdekjes së Mas’ud Raxhavi, tha: “Organizata terroriste MEK e mbanë fshehur vdekjen e tij nga frika e shkatërrimit të kësaj organizate dhe ndarjes e përçarjeve në radhët e udhëheqjes së saj”.
Vlen të theksohet se që nga viti 2003, nuk ka kurrfarë informacioni në lidhje me vendqëndrimin e Mas’ud Raxhavit. Ai që nga koha e hyrjes së forcave ushtarake të Amerikës në Irak nuk është vërejtur në kurrfarë filmi edhe nuk ka publikuar kurrfarë audio-mesazhi.