Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë lidhjen e avokatit të presidentit amerikan me grupin terrorist MEK.
Kanali televiziv NBC News njoftoi se Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hyrë në veprim për të hetuar lidhjen e Rudy Giuliani, avokatit personal të Donald Trump, presidentit të Amerikës, me grupin terrorist MEK.
Në këtë raport thuhet se kjo mundësi është forcuar pasi Michael Mukasey, ish-prokurori i përgjithshëm i Amerikës dhe një prej miqve të afërt të Rudy Giulianit ka marrë iniciativën për t’u regjistruar si një prej lobistëve përkrahës të grupit terrorist MEK. Michael Mukasey në vitin 2017, është takuar me disa përfaqësues të grupit terrorist MEK për të cilin thuhet se ai në këtë takim nuk ka qenë vetëm, por është shoqëruar edhe me Rudy Giulianin.
Mediat amerikane kanë publikuar shumë raporte në lidhje me pagesat e mëdha që ka bërë grupi terrorist MEK për Rudy Giuliani dhe për funksionarë të tjerë të Amerikës duke përfshirë edhe John Bolton, ish-këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.