Muxhahedinët e larguar nga kampi në Manëz shprehen të penduar se i kanë qëndruar në krah Sadam Hyseinit, ndaj dhe kërkojnë që të mos u ushtrohet presion.
Të larguarit nga kampi i muxhahedinëve në Manëz të Durrësit kërkojnë që të mos akuzohen si terroristë dhe agjent të Iranit. Ata pranojnë se kanë luftuar për vite më rradhë krah Sadam Hysenit, por janë penduar dhe tashmë duan të jetojnë larg presioneve dhe kërcënimeve.
Muxhahedinë: Nuk është e vërtetë që ne jemi terroistë. Ne e kemi lënë këtë organizatë për të jetuar jetën tonë si civilë. Nuk duam të luftojmë më si xhihadisë, por kërkojmë të jetojmë të lirë, pais kjo organizatë ka bërë shumë gabime në të shkuarën.
Nga qeveria shqiptare kërkojnë të mos i dëbojë.
Muxhahedinë: Jam këtu për t’i thënë publikut shqiptar dhe qëverisë, që ne nuk jemi agjentë të iranit. Kam qenë pjesë e regjimit të Adam Hyeinit dhe më pas kam luftuar krah tij, tani dua të jetoj si qytetar i lirë.
Në kampin e Manzës jetojnë rreth 4 mijë muxhahedinë, ndërsa rezulton se janë larguar prej aty në total 4 mijë persona, nga të cilët 40 jetojnë në Tiranë.