Vdesin disa anëtarë të MEK gjatë tërmetit në Shqipëri

Një prej mediave që merret me lajmet në Ballkan, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, njoftoi për vdekjen e disa prej anëtarëve të MEK që u vranë për shkak të tërmetit në kampin Ashraf-3 në afërsi të Tiranës.

 

Sipas një njoftimi të agjencisë Ballkan Post për shkak të tërmetit 5.3 ballë që kapi kampin Ashraf-3 disa prej anëtarëve të MEK janë plagosur dhe vrarë për shkak të ndërtimit të dobët të kampit. Ballkan Post nënvizon faktin se autoritetet shqiptare dhe mediat, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje nuk kanë dhënë lajme mbi numrin e personave të huaj që kanë vdekur për shkak të tërmetit dhe nuk kanë raportuar aspak mbi fatin e anëtarëve të MEK. Agjencia në fjalë thotë se gazetarët e saj janë duke analizuar gjendjen në një prej spitaleve të Tiranës për të marrë lajme por janë penguar të futen nga forcat e sigurisë së spitaleve për shkak të “pacientëve shumë të rëndësishëm”.

Gazetarët e Ballkan Post kanë njoftuar për dhjetëra të lënduar në gjendje të rëndë. Gazetarët e Ballkan Post për të kaluar barrikadën e forcave të policisë, veten e ka prezantuar si përkthyes dhe pasi është futur në spital ka arritur të kontaktojë me një nga të lënduarit e grupit terrorist MEK. Agjencia në fjalë thotë se të lënduarit e MEK kanë bërë përgjegjës Iranin për tërmeti që goditi Durrësin dhe Tiranën. Tërmeti që goditi Durrësin ishte një nga tërmetet më të fuqishëm që ka rënë në Shqipëri këto 4 vite. Shqipëria prej disa vitesh me urdhër të Amerikës ka pranuar grupin terrorist MEK të cilin e ka vendosur në një kamp në kushte të forta sigurie në një zonë mes Tiranë dhe Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button