Operacionet e Muxhahedinëve Khalk gjatë 8 viteve luftë të imponuar, mund t’i përmbledhim në dërgimin e grupeve për të kryer operacione terroriste dhe krime si vrasjen e ushtarëve dhe komandantëve ushtarakë në brendësi të Iranit.
Pas shkarkimit në vititn 1981, Beni Sadr u largua sëbashku me Masud Rajavi drejt Francës me ish-pilotin e shahut dhe në vijim të kësaj muxhahedinët ndërmorën një valë vrasjesh dhe shpërthimesh në mbarë vendin me shpresën për të larguar regjimin e Republikës Islamike. Besi Sadri dhe Rajavi, së bashku me një numër grupesh anti-revolucionare, formuan në Paris një grup të quajtur “Këshilli i Rezistencën Kombëtare”. Rajavi u premtoi drejtuesve të organizatave aleate se do ta shkatërronin menjëherë gjatë dy muajve në vijim Republikën Islamike, por me kalimin e kohës, besimi i aleatëve te fjalët e tij u pakësua.
Që në atë vitin e parë të jetesës së tij në Francë, Rajavi u mundua që me anë të mesazheve të tij drejt qeveritarëve irakian për të kryer biseda, t’i bëjë ata të kuptojnë se ai mund të bashkëpunojë për kërkesat e shumta të Irakut duke shkuar deri aty sa Arvandrudin ta quajë pjesë të Irakut dhe në vend të fjalës Arvandrud të përdorë “Shatalarab”.
Në fillim të luftës së Irakut kundër Iranit, Muxhahedinët Khalk kanë mbajtur një qëndrim manipulues. Në deklaratën e parë rreth luftës, duke e dënuar shkeljen e tokës irakiane, organizata ka deklaruar se dërgimi i forcave të saj në frontin e luftës është bërë me kërkesë të zyrtarëve të vendit nga i cili vareshin. Ky grup ka marrë pjesë në frontet e luftës duke pretenduar se sipas studimeve të tyre, kjo luftë ishte reaksionare dhe e padrejtë. Anëtarët e MEK, duke mos marrë parasysh faktin që Iraku e sulmoi i pari tokën Iraniane dhe që ishin joiranianët ato që po sulmonin Iranin, në vend që ta quajnë luftën e Iranit një qëllim dhe vullnet për të mbrojtur vendin nga një sulm, në një përpjekje për të përhapur Revolucionin, dhe gjithashtu thanë që qëllimi i Irakut është formimi i lëvizjeve polare në rajon.
Muxhahedinët, rrugën më të mirë dhe më të lehtë për të ndikuar në brendësi të Iranit, e shikonin te kufiri me Irakun dhe mendonin se me shtimin e ndihmave dhe mbështetjeve financiare dhe ushtarake nga ana e Irakut, mund ta zgjeronin forcën e tyre ushtarake kundër regjimit islamik të Iranit. Në ndjekje të kësaj politike janë ndërtuar kampe ushtarake të organizatës në tokën irakiane në afërsi të kufirit iranian dhe sipas të dhënave numri i tyre arrinte në 17. Kampi i tyre më kryesor quhej “Ashraf”, që gjendej 100 kilomentra në veriperëndim të Bagdadit.
Aktivitetet e këtij grupi gjatë luftës tetë vjeçare mund t’i përmbledhim në dërgimin e grupeve brenda Iranit për të kryer krime , akte terroriste dhe në veçanti për të vrarë komandantë ushtarakë, spiunimin e lëvizjeve ushtarake të Iranit, përhapjen e propagandës helmuese nga radioja e veçantë e këtij grupi në Irak dhe gjithashtu përhapjen e thashethemeve për të ulur pjesëmarrjen e popullit në frontin e luftës. Gjatë luftës, muxhahedinët dëgjonin bisedat e ushtarakëve iranianë nëpër aparatë komunikimi, dhe gjithashtu kanë patur një rol të rëndësishëm në shtypjen e shiave dhe kurdëve nga regjimi ba’athist në Irak.
Me prezencën e mjeteve të shumta ushtarake që posedonte kjo organizatë, përveç raundit të fundit të luftës, nuk ka qenë kurrë e aftë që të kryejë një luftë ushtarake të pavarur kundër forcave iraniane. Në vitin 1988, me mbështetjen e ushtrisë irakiane, forcat e organizatës kryen në rajonin e Shushit operacionin e quajtur “Aftab”, nga ku u detyruan të tërhiqen për shkak të numri të madh të viktimave.
Përse ndodhi operacioni “Mersad”?
Pas kësaj humbjeje, ata i rindërtuan forcat e veta në formën e 20 brigadave ( çdo brigadë e pajisur me një batalion 150 metërsh). Më 25 korrik të vitit 1988 ata e sulmuan Iranin nga ana e Islam Abadit në perëndim dhe u futën në tokën iraniane. Qeveria e Irakut në këtë operacion e përkrahu organizatën me mjete si 120 tanke, 400 transportues, 90 minëhedhësa 80 milimetërshe, dhe 1000 kamionë e automobilë. Në të njëjtën kohë me këtë operacion, për të ndaluar sulmet ajrore të aeroplanëve dhe helikopterëve të Republikës Islamike të Iranit, aeroplanët irakianë bombardua kampet sulmuese të “Nuzheh” në Hamedan , kampin në Dezful, dhe gjithashtu kampin ushtarak të brigadës 2 Sagz dhe atë të forcave ajrore në Kermanshah.
Si reagim ndaj këtyre lëvizjeve të muxhahedinëve, ditën e enjte më 28 korrik të vitit 1988, forcat iraniane filluan operacionin Mersad me fjalën “Ja Ali ibn ebi Talib (a.s)”. Në këtë operacion tre batalione të Basixh dhe Korpusit të Gardës Revolucionare, duke u rënë rrotull forcave të muxhahedinëve, çliruan qytetin e Islam Abadit. Menjëherë pas çlirimit të Islam Abadit, njësitë e Korpusit të Gardës përparuan në drejtim të Karand-it. Si përfundim, me vrasjen e afërsisht 1600-2000 dhe pengmarrjen dhe plagosjen e një numri të madh të muxhahedinëve, në ditën e premte me datë 29 korrik të vitit 1988, anëtarët e këtij grupi terrorist lëshuan çfarë kishin në duar dhe u larguan në drejtim të Irakut. Pas humbjes në operacionin Mersad, muxhahedinët nuk mundën ta rikuperonin më kurrë forcën e tyre të mëparshme dhe për arsye të ndryshme si për shembull për shkak të rënies së moralit, vuajtën nga përçarja e brendshme dhe u krijuan shumë kundërshtime ndërmjet udhëheqësve dhe anëtarëve.
Xhavad Kamurbakhshajesh, një shkrimtar hulumtues , gjithashtu ka vënë theksin te aktiviteti i muxhahedinëve gjatë luftës së imponuar duke thënë: “Një nga punët më thelbësore të muxhahedinëve gjatë luftës, rreth të cilës nuk është bërë akoma një studim, është ndikimi dhe censura e letrave që u vinin pengjeve të burgosur. Ata i ndryshonin letrat dhe ua jepnin atyre për të thyer moralin dhe durimin e të burgosurve. Ka shumë shembuj në lidhje me këtë ku shumë të burgosur kanë pësuar probleme psikologjike dhe kanë luajtur nga mendja. Nga viti 1986 e më pas puna më thelbësore e tyre ka qenë dërgimi i persona të nivelit të lartë të organizatës nëpër kampe për të folur me të burgosur dhe për t’u dhënë atyre premtime. Nëse nuk pranonin, i torturonin dhe vazhdonin programin e tyre duke ndjekur taktika të torturimit psikologjik.
Përkrahja e armiqve të Ba’athit nga Muxhahedinët Khalk dhe shërbimi ndaj Irakut:
*Spiunim në interes të armikut ba’athist dhe dhënie informacioni rreth qendrave të rëndësishme ushtarake dhe industriale që të bombardoheshin nga armiku. Dhënie informacioni ushtrisë irakiane rreth luftës dhe mënyrës së veprimit të ushtrisë islamike, kohës dhe vendit të veprimit të tyre.
*Përhapja e thashethemeve në vijën e pasme të frontit të luftës për të ulur moralin e popullit. Bërja e propagandës së keqe kundër Republikës Islamike të Iranit në nivel botëror, për të goditur imazhin e Republikës Islamike të Iranit.