Mijera iraniane i shkruajne Edi Rames per te lejuar familjet e MEK-save ne Shqiperi

Ebrahim Khodabandeh, kryetari i organizates Nexhat, nje organizate e shoqerise civile e cila merret me deradikalizmin dhe shpetimin e qytetareve iraniane qe i bashkohen organizates ish-terroriste te Muxhahedineve Iraniane qe strehohet ne Shqiperi, i ka derguar nje leter te hapur kryeministrit Edi Rama, mediave dhe organizatave qe merren me mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Kjo leter e cila ka nisur si nje peticion online dhe ka marre me mijera nenshkrime, i kerkon qeverise shqiptare qe te pajisi me viza familjet e xhihadisteve iraniane te cilet mbahen ne kampin e Manzes.

Familjaret e xhihadisteve duan te vijne ne Shqiperi, takojne te afermit e tyre te cilet mbahen ne kampin e Maryam Rajavit prej vitesh. Me poshte eshte letra e shoqates Nexhat, drejtuar kryeministrit Edi Rama:
Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqates Nexhat

Më shumë se 8000 qytetare kane nënshkruar peticionin tone.

26 prill 2020

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Unë po shkruaj në emër të qindra familjeve të vuajtura të anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve Khalq (MEK, kulti Raxhavi) që janë vendosur në vendin tuaj.

Dua të kujtoj se letrat e familjeve drejtuar Zyrës së Presidentit kanë mbetur plotësisht pa përgjigje deri më tani.
Ju jeni të vetëdijshëm që anëtarët e kësaj organizate janë grumbulluar në një kamp në Manëz në Qarkun e Durrësit, në Shqipërinë perëndimore. Kampi kontrollohet plotësisht nga udhëheqësja e organizatës dhe zyrtarët shqiptarë nuk kanë asnjë autoritet mbi të.

Organizata MEK është nje organizate destruktive e cila ben lavazh mendor dhe i ndalon anëtarët e saj të komunikojnë me botën e jashtme, veçanërisht me miqtë dhe të afërmit.
Një javë më parë, familjaret e ushtareve te MEK-ut kane nisur një peticion online, duke iu drejtuar qeverisë shqiptare, dhe deri tani qe unë po ju shkruaj këtë letër, më shumë se 800 prej tyre e kanë nënshkruar atë. Lidhja më poshtë tregon peticionin:

http://chng.it/GCPbBfFPGr

Teksti i peticionit, i bën thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë kushte që familjet të komunikojnë me të dashurit e tyre në kampin MEK në Shqipëri. Ai eshte i bashkangjitur me listën e më shumë se 8000 nënshkruesve të peticionit.

Ne nenshkruesit e peticionit pyesim pse autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Kultin Raxhavi, po pengojnë familjet tona qe të komunikojnë me të dashurit e tyre?

Pse Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj qe të mos lëshojnë viza për iranianët në mënyrë që familjet të mos kenë mundësi të udhëtojnë në vendin tuaj?

Niveli i bashkëpunimit të qeverisë shqiptare e cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian me një kult terrorist, është shokues.

Ne jemi ne pritjet qe te dëgjojme përgjigjen tuaj per kete fakt. Kjo letër e hapur po i dergohet edhe autoriteteve ndërkombëtare, evropiane dhe shqiptare, si dhe organeve të të drejtave të njeriut dhe mediave.
Ne ju falenderojme per vemendjen dhe jemi në pritje, të përgjigjes tuaj për këtë letër.

Ebrahim Khodabandeh
Administrator of Shoqerise Nexhat

Exit mobile version