“Ju Flet Moska”: Fatmir Kuçi, ndërtues i qytetit iranian në Manëz

Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka trajtuar çështjen e muxhahedinëve në Tiranë. Ai u ndal tek biznesmeni Fatmir Kuçi, i cili është ndërtues i qytetit iranian në Manëz, siç e quan Myftaraj.

Myftaraj: Siç e dimë në Shqipëri është strehuar një organizatë e quajtur e muxhahedinëve të popullit iranian të cilët kanë rreth 40 vjet që luftojnë ose enden nëpër botë duke thënë se luftojnë për të rrëzuar regjimin në fuqi në Iran dhe për të sjellë në pushtet kyretarin e tyre të cilin as ata nuk e dinë se ku është Masrud Axhavi që pretendojnë se është presidenti legjitim i Iranit.

Nga ana tjetër është gruaja e tij e cila është strehuar në Shqipëri Mirjam Axhavi e cila zë vendin e Presidentes në mërgim në vend të burrit. Një komedi e vërtetë kjo, nëse nuk do të kishte pasoja të tjera.

Muxhahedinët iranianë siç e dimë janë strehuar në Shqipëri me kërkesën e SHBA të cilët morën detyrime ndaj tyre kur mblidhin çdo forcë të mundshme opozitare me regjimin teokratik iranian dhe meqë u mbetën në dorë tani, Iraku i dëboi dhe i sollën në Shqipëri.

blank

Kjo organizatë po ndërton në Shqipëri qytetin e saj, bazë ushtarake në Manëz të Durrësit, në një pikë shumë interesante.

Bëhet fjalë për 20 ha tokë. Ato makinat që dalin një pjesë e madhe shkruajnë emrin e kompanisë që e ndërton Viktoria Invest të zotit Fatmir Kuçi, biznesmen nga Elbasani.

Fatmir Kuçi rreth 1.5 vite më parë u përfol shumë për shkak se duke udhëtuar me skafin e vet pa dokumenta goditi dhe vrau një turist rus në Himarë.

Ishte një ngjarje që mbeti misterioze, dhe ishte diçka më e thellë sesa dukej sepse skafi i zotit Kuçi një biznesmen i njohur në atë kohë me PD dhe sot mesaduket edhe me qeverinë e Ramës. Ky skafi ishte i regjistruar në Maltë nga ku vinte turisti rus, nga Malta dhe kjo nuk ishte pa lidhje.

Të bën përshtypje që ky biznes i madh i ndërtimit të qytetit nga muxhahedinët iranianë, një qyteti në Manëz, apo bazë ushtarake si mund ta quajmë tjetër, për të cilën ka financime të mëdha. Financon shumë Arabia Saudite që ka rivalitet me Iranin, dhe këto para kanalizohen tek ky zotëri me të shkuar misterioze.

Është në një pikë shumë të vecantë strategjike. Është mes grykëderdhjes së Ishmit dhe aeroportit të Rinasit. Pra ka akses dhe nga deti dhe nga ajri, plus që aty do të ndërtojnë pistat e tyre. Mesa kam dëgjuar unë muxhahedinët do të kenë edhe një miniaeroport.

Tani lind pyetja, qeveria Rama ngarkon këtë njeri për të cilin çfarë nuk tha: biznesmeni i Bashës, fituesi i tenderave të bashkisë, tani na del i besuari i qeverisë Rama.

Këto nuk janë gjëra të rastësishme sepse këta njerëz që kanë një të shkuar të tillë janë shumë të bindur dhe të heshtur. Paguajnë atë përqindjen që u kërkohet dhe i bëjnë punët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button