Pak ditë më parë Organizata ish- terroriste e Muxhahedinëve të MEK organizoi një video-konferencë në cilën morën pjesë mbështetës së saj nga e gjithë bota. Që prej strehimit të saj në Shqipëri MEK ka marrë mbështetjen e politikanëve të dështuar nga të gjitha forcat politike që pasi i ndreqën punët në shqipëri i ofrojnë mbështetje një organizate ish- terroriste që kërcënon sigurinë e shtetit shqiptar.
Pjesë e kësaj liste përveç Pandeli Majko, Edmond Spaho, Grida Duma etj. është edhe psikologia e dështuar që Lulzim Basha e bëri deputete të PD- së Orjola Pampuri. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në këtë video- konferencë duke i ofruar mbështetje Marjam Rajavi duke i bërë qejfin asaj se ajo është kryetarja e opozitës iraniane që lufton për lirinë e vendit të saj.
Statusi i Orjola Pampuri:
“Kisha kenaqesine te merrja pjese ne Samitin Global Iranian, ku moren pjese personalitete nga SHBA DHE BE, dhe nga shume vende te tjera te Botes, ku me pjesemarrjen e saj Zonja e nderuar Maryam Rajavi, i komunikoi te gjithe pjesemarresve sakrificen qe populli iranian po ben per te fituar lirine dhe demokracine, sakrifice dhe beteje e cila ne fund do te kurorezohet me fitore te merituar.”