Rreth tetë ditë më parë në mjediset e shndërruara në spital-Covid në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, vdiq një pacient iranian, pjesë e organizatës ish terroriste MEK, Kampi në Manëz. Pasi mësova nga personeli i qendrës për vdekjen e iranianit, u përpoqa të grumbulloja më shumë info për këtë rast. Pyeta me SMS zj. Etiola zëdhënesen e Ministrisë së Shëndetësisë, nëse e konfirmonte një vdekje të tillë apo jo. Zj. Etiola Kola u tregua shumë xhentile dhe mjaft profesionale. U përgjigj me SMS thuajse menjëherë që: “Në 2 spitalet Covid infektiv dhe Shefqet Ndroqi nuk ka një rast të tillë me Covid”. Në datën 18 shtator 2020 po me SMS e ripyeta zj. Etiolën, nëse Massoud Nassiri, anëtar i muxhahedinëve të Manzës, 63 vjec kishte vdekur në mjediset e Qendrës “Nënë Tereza” i sëmurë me Covid-19. Përgjigja e zëdhënëses ishte shumë e shpejtë dhe profesionale. Po citoj një pjesë të përgjigjes: “Nga informacionet, që na raportohen nga dy spitalet Covid nuk ka ndërruar jetë në infektiv dhe në sanatorium qytetari, që ju interesoheni”. E pur si muve! Ka pas thënë Galileo Galilei. Iraniani Massoud Nassiri ka vdekur me Covid-19 i shtruar te “Nënë Tereza” pavarësisht qyqarllëkut të pushtetarëve shqiptarë, që duan të mbulojnë iellin me shoshë.!!!!!!!
Ftesë për antiterrorrsat shqiptarë
Meqenëse para nja 5-6 muajsh Drejtoria e antiterrorit më ka paditur mua dhe disa gazetarë të tjerë për përhapje lajmesh për Pandeminë “Covid-19”, që shkaktojnë panik në popull, ftoj antiterrorrsat shqiptarë ta gjejnë të gjallë anëtarin e ish organizatës terroriste MEK, Massoud Nassiri dhe ta sjellin në sallën e gjyqit si dëshmitar, që unë përhap lajme të rrema, që shkaktojnë panik në rradhët e popullit trim dhe liridashës shqiptar!!!!
A po shndërrohet Manza në një bombë biologjike (virusale)??!??!?!?!
Përpjekjet për të vendosur një terr informative total për vdekjen nga Covid-19 të Massoud Nassiri-t një komandanti i rangut të ulët në rradhët e organizatës ish terroriste MEK, mund ta shndërrojnë Manzën në një bombë virusale/biologjike me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e jetën e banorëve shqiptarë të Njësisë Administrative Manzë, të Bashkisë së Djurrësit dhe ndoshta më gjerë. Është e frikshme sesi zyrtarë kuislingë e b… lëpirës shqiptarë të ish terroristes iraniane Rajavi, për arsye propagandistike të organizatës së Muxhahedinëve të Popullit Iranian, janë gati të dënojnë me vdekje shqiptarët e ngratë.
Në Kampin Ashraf 3 në Manzë janë mbyllur më së paku nja 3 000 muxhahedinë e muxhahedinesha. Një pjesë e mirë e tyre jetojnë në fjetina (kapanone fjetje) dhe hanë vaktet në mensë të përbashkët. Ushqimi gatuhet në guzhinë të përbashkët. Organizohen aktivitete të ndryshme në mjedise të mbyllura me pjesëmarrjen e dhjetra apo edhe qindra personave. Kampi Ashraf 3 në Manëz duke mbajtur të mbyllur në një hapsirë relativisht të kufizuar mijëra njerëz, është vend perfekt për tu shndërruar në një vatër të rrezikshme të Covid-19. Sfidoj organet përkatëse shtetërore dhe të pushtetit lokal të bëjnë publike se cfarë massash disinfektimi kanë ndërmarrë në kamp? I sfidoj të informojnë shqiptarët sesa të efektshme janë këto masa (nëse janë marrë vërtet) për të stopuar përhapjen e Covid-19 në rradhët e ish terroristëve të Kampit Ashraf 3, por mbi të gjitha për të mbrojtur banorët e Manzës, të Bashkisë së Durrësit etj.
Megjithëse është shumë e vështirë të marrësh info (gazetareske të kuptohemi drejt), për cfarë ndodh brenda gardhit të Ashraf 3, mua më rezulton që rreth 25-30 banorë të Njësisë Administrative Manzë janë punësuar në këtë kamp. Përvec tyre në kamp hynë edhe shqiptarë të tjërë me detyra përkthyesi, shoferi etj. Rojet e kompanisë private të sigurisë po ashtu janë në kontakte ditore më iranianët e kampit. Në një situatë të tillë Kampi Ashraf 3 në Manëz automatikisht shndërrohet në një kërcënim vdekjeprurës edhe për shqiptarët.
U bëj thirrje banorëve të Manzës të bëjnë kujdes maksimal, duke marrë të gjitha masat mbrojtëse, që mos të preken nga Covid-19, që më së paku i morri jetën muxhahedinit 63 vjecar Massoud Nassiri. U bëj thirrje pushtetarëve qëndrorë dhe lokalë t’i japin prioritet mbrojtjes së shëndetit të shqiptarëve dhe jo artificeve të propagandës së një plake apolide, apatride dhe ish terroriste si Miriam Rajavi!
Covid-19 Ante Portas në Manzë!!!!!!
Nga Gjergji Thanasi