Cfarë terroristi qënkam unë, që punoj 14 orë në ditë si kamarier

Hadi Sani Khani

39 vjec dhe 15 vjet anëtar i MEk-ut

– Si u lidhe me MEK-un?

– Komshiu im në Iran ishte trafikant njerëzish i lidhur me MEK-un. Ai më ndihmoi kundrejt pagesës, që të shkoja në Turqi. Ai më premtoi, që po të shkoja e të rrija 2 muaj në Irak do të më dërgonte në cilin vend evropian, që të dëshiroja. Fatkeqësisht, kur shkova në Irak, nuk përfundova në Evropë por në Kampin Ashraf të MEk-ut dhe më pas në Kampin Liberty afër Bagdatit.

Hadi Sani Khani
Hadi Sani Khani

– A je spiun iranian dhe a je terrorist?

– Po të isha spiun apo terrorist i paguar nga Irani, unë nuk do punoja në këtë kafene, ku po më intervistoni, nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës!!!!

– Pse duhet të punosh kaq shumë? A nuk të paguajnë një rrogë të majme mullahët e Teheranit?

– Po pse budalla jam unë të punoj kaq shumë, nëse Teherani do të më jepte para për të jetuar në Shqipëri?!?!??!
– Ti je ende i ri a ke plane të martohesh me ndonjë vajzë shqiptare dhe të krijosh familje në Shqipëri?!?!?!?!?
– Shqiptaret janë femra të mrekullueshme. Unë do kisha qef të dashuroja e të martohesha me një shqiptare, por nuk kam dokumente, pasaportë etj. Nuk kam as shumë para më një anë për të pasur mundësi ta mbaj bashkëshorten time të ardhshme.

Unë kam parë që këtu në Tiranë bashkia edhe qenve të rrugëve u ka vënë te veshi një pajisje për identifikim, vetëm ne iranianët e ngratë, që jemi larguar nga terroristja Rajavi, nuk kemi dokumente, nuk kemi kartë identiteti etj.etj. Lus Zotin, që një ditë edhe ne të kemi dokumente identifikimi dhe udhëtimi.

– Cfarë anëtarësh të familjes ke në Iran?

– Mami, babi, 4motra dhe një vëlla.

– Sa nipa dhe mbesa ke?

– Deri tani 7 nipa dhe mbesa, të cilëve u a pashë fytyrën në telefon vetëm pasi u arratisa nga kampi i Rajavit. Unë madje nuk e dija, që isha bërë dajë edhe xhaxha!

– A je këtu në Tiranë për të bërë terror dmth për të vrarë apo plagosur anëtarë të MEK-ut, që janë në Kampin Ashraf?

– Jo, jo kurrë. Unë nuk vras dot as armikun tim jo të vras shokët e mij në kampin e Manzës, me të cilët kam ngrënë bukë e kam pirë ujë bashkë. Jo kurrë!

P.S. Kjo intervistë do të ishte e pamundur pa ndihmën e disidentit anti Rajavi zotëri Gholam Mirzai, i cili më përkthente nga gjuha farsi në anglisht përgjigjet e zotërinjve të intervistuar më sipër.

GJERGJI THANASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button