Policia franceze e anti-terrorit në ditën e shtunë, më 19 qershor të vitit 2003 sulmoi zyrat e Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe ndërtesat ku banonin muxhahedinët nën akuzat për terrorizëm.
Gjatë arrestimit të Maryam Rajavisë dhe 165 personave të tjera prej kuadrove të lartë muxhahedinë, ata gjetën 1.3 milion dollarë në kasafortën që ndodhej në dhomën e gjumit të Maryam Rajavisë. Rrëfimet e mëvonshme kanë treguar se shuma e gjetur në kasafortën personale të Rajavisë në dhomën e saj të gjumit ka qenë deri në 8 milion dollarë.
Gjithashtu atje janë gjetur kompjuterë, dokumente të shkruara dhe mjete të tjera elektronike spiunazhi të këtij grupi, të cilat janë regjistruar dhe zhvendosur në një vend të paditur.
Në lidhje me po këtë, ministria franceze, në një konferencë të menjëhershë në të cilën citohet gjykatësi i anti-terrorit Jean Louis Brugger, deklaroi: “Sulmi i policisë, u bë për shkak të lidhjeve kriminale, për përgatitje për sulme terroriste dhe përvetësimin e shumave kapitale për operacione të tilla(nga ana e Organizatës Muxhahedinët Khalk).Zyrat e kësaj organizate në Paris, janë qendra operative, organizative dhe logjistike për mbledhjen e parave me origjinë të dyshimtë.”
Pastrimi i parave dhe projektimi i operacioneve për eliminimin fizik të anëtarë të larguar nga organizata e muxhahedinëve në Europë, ishin disa prej akuzave të rënda të ngritura kundër MEK. Një nga gazetat më të rëndësishme franceze “Figaro” në po ato ditë shkroi se MEK kishte projektuar dhe kishte vendosur si manual të punës planin për eleminimin fizik të më shumë se 25 ish-anëtarëve të saj. Në vazhdim kjo gazetë shton se kanë shtënë në dorë dokumente që tregojnë se Organizata Muxhahedinët Khalk po përgatitej të kryente sulme terroriste ndaj 13 ambasadave të Republikës Islamike të Iranit në vendet europiane.
Në po atë datë gazeta New York Times shprehet se qëllimi i qeverisë franceze me arrestimin e Maryam Rajavi dhe shoqërueseve të saj ishte parandalimi i shpërnguljes së qendrës politiko-operative të Organizatës Muxhahedinët Khalk nga Iraku në Francë. Pierre Duboiske, shefi i shërbimit informativ francez në atë kohë, në lidhje me arrestimin e Maryam Rajavi tha se shërbimet sekrete franceze nga vjeshta e vitit 2002 kishin vënë re shtimin e futjes së MEK në Francë nga Iraku. MEK kishte marrë me qira një fabrike boje në qytetin Saint Cohen Lamon dhe po hapte një studio televizive satelitore, dhe po e shndërronte atë vend në një qendër marrëdhëniesh. Kjo ishte një nga dimensionet e reja të aktitiveteteve shkatërruese të këtij sekti terrorist.
Dominique de Villepin, Ministri i Jashtëm francez i asaj kohe, gjithashtu ka thënë se grupi i muxhahedinëve kishte projektuar sulme terroriste në tokën franceze dhe vendi i tij nuk mund të ishte në asnjë mënyrë mikpritës i terrorizmit. Veprimin e sistemin gjykues ai e quante një çështje gjyqësore jo politike,dhe tha: “Organizata Muxhahedinët Khalk, është një grup terrorist që ka pranuar përgjegjësinë për dhjetëra operacione në Iran.”
Jean Pierre Raffarin, kryeministri francez, në një diskutim me gazetën Le Monde, e quajti sulmin e policisë franceze ndaj kësaj organizate si mbrojtje të interesave kombëtare dhe tha se sulmi ndaj ndërtesave të organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk, u bë për shkak të përditësimit të periudhës konvulsive mes qarqeve terroriste të botës. Ai vazhdoi duke thënë se arrestimi i anëtarëve të kësaj organizate do ta lejonte Francën të bëhej pengesë e hyrjes dhe vendosjes së terroristëve në tokën franceze.
Zoti Raffarin kishte thënë se Bashkimi Europian e njeh Organizatën Muxhahedinët Khalk si një grup terrorist dhe kjo organizatë kishte pranuar përgjegjësinë për më shumë se 150 raste sulmesh në tokën iraniane.
Sipas asaj që ka thënë kryeministri francez, gjykatësi i gjykatës së anti-terrorit të këtij vendi, për të shkatërruar pikën produktive të kësaj organizate, i kishte dhënë urdhër policisë të sulmonte kampet e saj. Burime zyrtare nga qeveria franceze gjithashtu kanë mohuar mendimin e disave se qeveria franceze ka arrestuar anëtarët e MEK me kërkesë të Iranit.
Nga ana tjetër Muxhahedinët Khalk të cilët arrestimin e Maryam Rajavisë më 17 qershor të vitit 2003 e quajtën një tregim policesk të sajuar në të cilin ka ndërhyrë qeveria iraniane, deri në atë kohë mendonin se Maryam Rajavi ndodhej pranë anëtarëve të tjerë të MEK në kampin Ashraf. Por pas veprimeve të forcave të policisë franceze kundër qendrave të MEK në Paris dhe…, media deklaruan se Maryam Rajavi ndodhej në mesin e të arrestuarve në Paris.
Muxhahedinët iu futën menjëherë punës. Ata mobilizuar anëtarët dhe përkrahësit e tyre në Francë dhe Europë për të djegur veten, dhe kishin ndërmend t’i vinin zjarrin kampit Ashraf sëbashku me banorët e tij.
Sipas një urdhëri zyrtar që është lëshuar nga Masoud Rajavi dhe selia e Ushtrisë Çlirimtare, është kërkuar që anëtarët e MEK në Europë dhe Francë t’i vënë zjarrin vetes. Qëllimi i organizatës me këtë veprim ishte vendosja e qeverisë franceze nën presion në mënyrë që të lironte të arrestuarit, në veçanti Maryam Rajavinë.
Muhamed Vakili, me pseudonim Nader Sani, i cili erdhi nga Gjermania në Francë dhe i vuri zjarrin vetes në Bir-Hakeim.
Gjatë zbatimit të këtij veprimi të organizuar në Francë, Zvicër, Itali, Kanada dhe dhjetëra vende të tjera, anëtarët e MEK dogjën veten e tyre në sy të qytetarëve të shtangur.
Muxhahedinët Khalk i kishim marrë të gjitha masat para veprimeve duke bërë gati dhe filmimin e ngjarjeve. Gazeta Le Parisien, në lidhje me këtë shkruan: Para se muxhahedinët të fillonin shfaqjen me djegien e vetes, kanë kontaktuar me gazetarët dhe i kanë ftuar në vendet ku do t’i vinin zjarrin vetes.
Kjo ngjarje nuk ka qenë e kufizuar vetëm në vendet europiane. Në kampin Ashraf gjithashtu ishte një rresht i gjatë anëtarësh në pritje për t’u djegur. Më 17 qershor të vitit 2003, të gjithë anëtarët që banonin në kampin Ashraf sëbashku me komandantët e tyre, janë mbledhur sëbashku në rrugën kryesore të caktuar për takim, dhe kanë qëndruar në gatishmëri të një shenje për të filluan djegien e vetes. Gjitashtu kishin siguruar dhjetëra litra benzinë. Në mesin e anëtarëve dhe kuadrove të MEK mbizotëronte një tmerr i madh. Shumë prej tyre ishin të pakënaqur, por shkuan në këtë grumbullim të detyruar. Pyetja ishte kjo se a do t’i vinte zjarrin Masoud Rajavi të gjithë organizatës së tij? Në cilën kohë? Edhe sa orë të tjera do të jemi gjallë?
Atë natë dhe ditën e nesërme, vdekja mund të vinte nga çdo anë. Por krah këtij tmerri të madh, u shfaqën dhe disa shkëndija sqarimi. Të gjithë po memdonin se Maryam Rajavi nuk do t’i linte vetëm në këto kushte lufte. Por dukej sikur nëna ideologjike e muxhahedinëve, disa ditë para rënies së regjimit të Sadam Husejnit , në fshehtësi të Masoud Rajavisë, sëbashku me disa nga kuadrot e lartë të organizatës, ishin arratisur në Francë për të aktivizuar selinë e organizatës në Europë. Si përfundim, pas 21 vetdjegieve gjatë 17 qershorit të vitit 2003 në Francë dhe disa vende të tjera, muxhahedinët dëgjuar se ministria franceze deklaroi se Maryam Rajavi nuk do të transferohej në Iran sepse ky vend nuk e kishte bërë një kërkesë të tillë. Ky lajm u bë shkak që shkrepëset të fiken dhe litrat e benzinës të rikthehen në stacionin e karburantit të kampit Ashraf.
Dosja gjyqësore e 17 qershorit të vitit 2003 u deklarua e mbyllur nga një gjykatës francez më 16 dhjetor të vitit 2014 pas largimit të MEK nga lista e zezë e Europës.
Por kjo ngjarje tregoi se Organizata Muxhahedinët Khalk dhe këshilli i kontrolluar nga Masoud dhe Maryam Rajavi, përkundrazi pretendimit të tyre se kanë hequr dorë nga terrorizmi, për shkak të natyrës terroriste që ka, është e gatshme që t’i rikthehet terrorizmit në çdo moment të mundshëm. Mbledhjet e përsëritshme dhe vjetore të muxhahedinëve në Paris, të cilat mbartin miliona dollarë shpenzime, bëhen për të nderuar sulmet terroriste të kryera në Iran dhe ditën si kjo!
Xhevad Firuzmand,