Padyshim se jeni të informuar nga mediat që kulti Moxhahedin ka njoftuar se Marzie Rezai, një zyrtare e lartë e kësaj organizate ka ndërruar jetë në Shqipëri. Në lidhje me këtë, varrosja e saj e paligjshme u kundërshtua nga banorët e Manzës në qytetin e Durrësit. Sigurisht, ata që ishin sikur unë në kampin e vdekjes Ashraf në Irak, e dinë mirë se ekzistojnë vdekje të dyshimta në kultin Raxhavi dhe ata që e njihnin Marzie Rezai, e dinë mirë që përveç historisë së shtypjes brenda organizatës Moxhahedin, që në fillim ishte kundër politikave të Masud Raxhavi që së fundmi, sipas një deklarate të Marjam Raxhavi, ajo ka vdekur në Shqipëri.
Çështja është se, nëse ajo që thotë Marjam Raxhavi është e saktë dhe Marzie Rezai ka vdekur nga një sëmundje, atëherë pse dhe si për sëmundjen më të vogël të Marjam Raxhavi, dërgohet në spital dhe kurohet nga mjekët më të mirë, që kurimi i saj kushton qindra mijëra euro, por kjo gjë nuk bëhet për anëtarët e organizatës Moxhahedin? Pse nuk ju ofruan kushte të tilla Marzie Razait?
Por nëse shikojmë në anën tjetër të monedhës që është më afër realitetit, lind pyetja se, a nuk ka pirë një filxhan helm Marzie Razie nga Marjam Raxhavi?
Duhet kujtuar se gjatë varrimit të Marzie Rezai në varrezat e Manzës në qytetin e Durrësit, ka ndodhur një gjë interesante për të dalë në dritë. Varrimi i kufomës së Marzie Rezai nga ana e organizatës Moxhahedin ka nxitur urrejtjen e banorëve të këtij qyteti dhe kjo çështje ka marrë jehonë në mesin e mediave shqiptare deri në atë pikë sa, kryebashkiaku dhe zyrtarë të lartë qeveritarë kanë ndërhyrë dhe kanë votuar në favor të banorëve të këtij qytetit, pse kulti Moxhahedin e ka varrosur kufomën e Marzie Rezai pa koordinim në varrezat e qytetit Manz në Durrës, ku banorët e atij rajoni janë zemëruar thellë, bile kishin planifikuar që atë ditë t’a zhvarrosnin dhe ta largonin kufomën e shëmtuar të një terroristeje që fyeu privatësinë dhe identitetin e tyre.
Banorët e këtij qyteti thoshin se Organizata Moxhahedin-Khalk është një grup terrorist dhe në Shqipëri ka ardhur nën ombrellën e SHBA-ve dhe qeveria me taksat dhe paratë tona i mban ata, në vend që këto të holla t’i harxhojë për ujë të pijshëm dhe energji elektrike, ku banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me këto mungesa. Banorët e fshatit thoshin se janë të lodhur nga prania e organizatës Moxhahedin për shkak të ndërhyrjes së dukshme në çështjet personale të fshatarëve deri në masën që atyre po u inspektohen telefonat celularë e kështu me radhë.
Përfundim:
Populli shqiptar beson se kjo tokë posedon rrënjë dhe të kaluar historike dhe po nga kjo tokë kanë lindur dhe janë varrosur burra dhe gra të fuqishme shqiptare. Si rezultat, në këto rrënjë dhe në këtë tokë po kthehet trupi i një terroristeje.
Linqet që kanë të bëjnë me lajmin në mediat shqiptare:
-
Banorët në Durrës refuzojnë varrosjen e xhihadistes iraniane
-
Përplasja mes banorëve të Manzës dhe muxhahedinëve, Bashkia gjen zgjidhjen për varrezat
Ehsan Bidi