Këtë të hënë burime nga autoritetet mjekësore shqiptare informojnë se 17 anëtarë të MEK-ut (iranianët në Manëz) kanë vdekur për shkak të Covid-19, Kufomat e të vdekurve janë në morgun e Spitalit të Durrësit. Korrespondentit të Ashraf Neës iu theksua: “Tani janë 17 kufoma të anëtarëve të Organizatëës MEK në morgun e spitalit të Durrësit, pjesa e shndërruar në Spital Coronavirus”
Nga burimi ynë mësuam se “Autoritetet mjekësore po i mbajnë kufomat në morg derisa udhëheqja e MEK-ut të marrë vendim për t’i pranuar kufomat dhe për t’i
varrosur ato në një varrezë të posacme pranë Kampit Ashraf 3 afër qytezës së Manzës, në Bashkinë Durrës në Shqipëri.”
MEK-u nuk pranon se Covid-19 ka shpërthyer në rradhët e anëtarëve në Kampin Ashraf 3, ndonëse kohët e fundit pranuan se një numër anëtarësh të organizatës kanë vdekur nga ky virus vdekjeprurës.
Në këtë kuadër theksojmë se Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi këtë të djelë se gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 538 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 persona humbën jetën nga kjo sëmundje.
Po sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjithsejt 52 542 njerëz janë infektuar me Covid-19, ndërsa 1 088 prej tyre kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Mosha e tetë viktimave të fundit lëviz nga 58-85 vjec.
Në prag të festave të fund vitit Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet me njeri tjetrin si edhe të shmangin grumbullimet dhe të kufizojnë festimet brenda rrethit të ngushtë familjar.