Sipas burimeve tona nga brenda Kampit Ashraf 3 në Manëz, më datë 7 janar në kamp ndodhi vdekja e parë me Covid-19 për vitin 2021.
Bëhet fjalë për Saeideh Shahrokhi, një prej komandanteve të kampit, në sektorin/departamentin politik. Nuk kemi asnjë njoftim për fatin e kufomës së komandantes së vdekur nga infektimi me Covid-19. Nuk është marrë leje varrimi nga autoritetet kompetente të pushtetit lokal, kështu që nuk dihet, nëse kufoma po mbahet në morg, është varrosur brenda territorit të kampit (në kundërshtim me legjislacionin shqiptar), apo ndoshta është djegur (përsëri në kundërshtim me legjislacionin shqiptar).
Vdekja më e fundit, që celi siparin për vdekjet për shkak të infektimit me Covid-19 për vitin 2021 është një provë, një argument më shumë për rrezikun, që paraqet Kampi Ashraf 3 si një “bombë” virusologjike. Theksojmë se shqiptarët, që mbajnë kontakte të vazhdueshme për arsye pune me MEK-sat e Ashraf 3, po sëmuren një e nga një, të infektuar me Covid-19 (psh. dy avokatë shqiptarë të një MEK-si, deputetja Elona Gjebrea shumë e lidhur me kauzën e MEK-ut në Shqipëri e në shkallë globale etj).
Le të shpresojë që autoritetet mjekësore shqiptare të vënë dorë e ta demontojnë ” bombën” virusologjike të quajtur Kampi Ashraf 3! Albanian Life Matters!
Ekskluzive për Ashraf News