Pa u mbushur mirë dhjetë ditë nga protesta anti MEk e banorëve të Manzës, në qytezë vërshuan VIP-at e politikës shqiptare. Në fillim qytezën e Manzës e vizitoi kryebashkiakja e Durrësit zj. Sako, që premtoi vëmendje e përkushtim për problemet dhe hallet e banorëve të Manzës.
Pas saj Manzës ia mësyu ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës zonjusha Balluku e shoqëruar me Z. Cela, drejtorin e OSHEE-së. U premtua rikonstruksion i rrjetit të shpërndarjes 6 KW, rikonstruksioni i kabinave elektrike, i rrjetit…. Vizita e tyre në Manzë i parapriu dhe ndoshta e neutralizoi suksesshëm protestën e ardhshme të banorëve të Manzës me temën: Pse kampi i muxhahedinëve ka 24 orë drita pa ndërprerje, ndërsa ne na mbytën black out-et.
Si qershia mbi tortë sot Manzën e vizitoi vetë kryeministri Edvin Rama i shoqëruar nga ministri i rindërtimit z. Ahmetaj dhe nga kryebashkiakja e Durrësit zj. Sako. Në takimeme banorët hallexhinj të Manzës z. Rama premtoi më shumë vëmendje për to si edhe më shumë impenjim qeveritar për riparimin dhe rindërtimin e banesave të tyre të dëmtuar apo edhe të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Normalisht lind pyetja pse qeveritarët tanë janë kaq të ndjeshëm, kur shqiptarët protestojnë kundra MEK-ut, ndërsa kanë thuajse zero ndjeshmëri, kur shqiptarët protestojnë për ujë e drita, kur studentët protestojnë për batërdinë në universitetet shqiptare, kur fshatarët protestojnë për subvencionet e munguara në bujqësinë shqiptare?!?!?!? Në fotot shoqëruese të këtij shkrimi shihet se Shijaku një qytet pothuajse me të njejtin numër banorësh sa Manza dhe nja 20 Km larg Manzës u gëdhi sot i përmbytur nga ujërat e Lumit Erzen të dalë nga shtrati. Kryeministri shkon e takon banorët e Manës, që protestuan kundër MEK-ut nja 10 ditë më parë, por nuk ua fërshëllen fare halleve të banorëve të qytetit të Shijakut aty pranë, të cilëve iu përmbytën shtëpitë!!!!!!!!!!
Me sa duket, që shqiptarët të tërheqin vëmendjen e VIP-ave tëpolitikës shqiptare duhet të protestojnë kundra MEK-ut!!!! Në një rast të tillë VIP-at e politikës shqiptare shndërrohen në Santa Claus me thesin plot me “dhurata”, mjafton që shqiptarët mos të protestojnë më kundra MEK-ut.
Mëkat! Turp që bashkëatdhetarët emij të ndihen qytetarë të katëgorisë së dytë në vetë Atdheun e vet!!!!!!
Ekskluzive për Ashraf News