Këshilli i Lidershipit Muxhahedin Khelk dhe pëdorimi i anëtarëve për operacione ushtarake brenda vendit
Në vitin 1999, isha në kampin Faezeh në provincën waste të Irakut, në atë kohë, unë punoja në një servis makinash. Derisa një ditë më kërkuan të shkoja në selinë e Faezeh. Kur hyra në seli, më thanë se në selin e brendshme kishin një punë me mua. Kur hyra në dhomë, pashë një grua të ulur në një tavolinë, pas një përshëndetje të ngrohtë, ajo tha: Unë kam disa pyetje për ju. Më befasoi fakti që pas shumë vitesh, një grua dhe një burrë janë vetëm në të njëjtën dhomë sepse këto gjëra ishin të ndaluara në sekt, por sidoqoftë puna e tyre e kishte të domesdoshme të ishim vetëm.
Zonja në fjalë filloi të bënte pyetje, Nga je? Dhe kështu vazhdoi, dhe nuk la njeri nga familja ime apo edhe nga farefisi im që mos të pyeste për to. Unë nuk mund ta duroja më dhe e pyta, çfarë po kërkoni të dini? Ajo nuk dha një përgjigje bindëse, por në një moment ajo tha që familja juaj është e përshtatshme për punën që duam ne.
I thashë zonjë e dashur unë nuk kam pasur asnjë kontakt me familjen time që nga viti 1985 dhe se nuk e di me çfarë merren, por ajo nuk pranonte asgjë nga ato që thoja unë dhe vazhdonte të thoshte se familja juaj është dhe familja jonë, dhe kështu vazhdonin të na mashtronin, shumë anëtarë me të vërtetë mendonin se familja e tyre ishte adhuruese e kultit. Kjo imagjinatë ndodhte për shkak të mungesës së informacionit për familjen dhe jetesën dhe për shkak të larjes së trurit që të gjithë besonin mendimeve dhe ëndrrave të pavërteta.
A kishte të drejtë dikush të kundërshtonte? Aspak, sepse nëse kundërshtonte dikush, duhej të duronte fjalë aqë të rënda sa ndonjëhr ishin më të rënda se çdo lloj torture tjetër. Pas shumë diskutimesh, unë u largova nga ajo dhomë, por gjëja interesante ishte se ata bënin gjithçka për të arritur qëllimin e tyre, ata ndryshonin sjelljen, silleshin butë, që ne të mendonim se këta nuk mund të jenë vrasës.
Kaloi pak kohë kur u informova se duhej të shkoja në Basra për t’u zhvendosur në një kamp tjetër. Unë e dija se në çfarë loje të rrezikshme po hyja, duke rrezikuar jetën e familjes time ose me shumë mundësi duke i futur në probleme. Pasi mbërrita në kampin e ri, ata më mirëpritën në zyrën e komandantit. Atje zbulova se shumicën e njerëzve i kishin sjell nga provinca jugore për qëllimet e tyre.
Pasi na ndanë në ekipe na mbajtën të gjithë në karantinë, dhe secila skuadër iu nënshtrua stërvitjes së vet, dhe në të njëjtën kohë mblidhnin informacione për familjarët tonë, ata shkruanin me orë të tëra për të kuptuar në cilin prej familjarve do ishte më mirë të kishim lidhje. Ne që kishim vite të tëra që nuk kishim asnjë informacion, asnjë adresë dhe asnjë shenjë për familjet tona, në të njëjtën kohë sekti fliste dhe lavdëronte familjen se familja ishte diçka shumë e dashur dhe ne besonim ato çfarë thonin, por ata duke përdorur këtë hile na mashtronin.
Një ditë më pyetën pse nuk i sjell disa nga anëtarët e familjes tënde këtu. Unë i thashë zonjës që po ndiqte punën time, se unë isha i bllokuar në këtë sekt dhe se nuk do të fusja në kurth vëllain tim që edhe ai të bllokohej si unë. Kalonin ditë dhe javë dhe ata çdo ditë na flisnin për pasojat e operacioneve brenda vendit.
Ata kryesisht flisnin për arrestimin ose vrasjen e anëtarve, njerzit që ishin ndarë në ekipe u kishte hyrë frika nga këmbët tek koka dhe për këtë arsye disa prej ekipeve u shpërbënë dhe për shkak të mosmarrëfeshjes brenda ekipit u deshë të ndryshonin ekipet dhe të bënin një kombinim tjetër mes tyre, të cilat ngadalësuan procesin dhe hutuan udhëheqësit e kultit. Në një rast, ku ne duhej të kalonim kufirin nga zona Sorkh ata vendosën të na dërgonin nga aty ku ishim dhe si rezultat u vra një person.
Në ato ditë, që do të na dërgonin për sulm për të përdorur anëtarët, ata do na jepnin gjithçka që kërkonim, sepse Rajavi e dinte shumë mirë se përqindja e njerëzve që ktheheshin ishte pothuajse zero, sepse qeveria iraniane ishte e vetëdishme për sulmin dhe shumica e Ekipve u arrestuan. Në vitin 2001, me raketa që vinin në breshëri në drejtim të kampit të gjitha ekipet e kësaj skuadre dhe ekipet e kësaj loje morën fund.
Rajavi pastaj filloi takimet me tema strategjike politike dhe takimet e quajtura Karrem dhe takime të ngjashme si këto, të cilat zgjatën për gati katër muaj që kishte për qëllim të mbulonte gabimet e tij. Ndërsa sa më shumë qëndronim me këtë sekt fytyra e vërtet e këtij sekti dilte në pah dhe për të gjithë ne u bë më e qartë, deri sa arritëm në vitin 2003 që ishte fundi i sundimit të Sadamit në Irak, dhe ne pamë se si të njëjtat persona që Rajavi pretendonte se ishin familja e tij dhe i quante si të tillë të gjithë u bënë ministra dhe agjentë të inteligjencës, dhe u bënë agjent të regjimit dhe spiunë, të paktën kështu i quante Rajavi “ish familjarët e tij” dhe kështu u zbulua fytyra e vërtet e Rajavit dhe udhëheqësve të tjerë të sekteve për të gjithë.
Ali Haxheri, Tiranë, Vendi i të mbijetuarve të Muxhahedin Khelk në Shqipëri – Iran Azadi – Përkthyer nga habilian