Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian
Znj. Federica Mogherini,
Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian
Buksel- 1 Korrik 2018
E nderuara znj. Mogherini
Me përshëndetje, ne jemi familja e Malek Shara’i. Ai ishte rob brenda Organizatës Moxhahedin-e Khalk (MEK, MKO, NCR, NLA, kulti Raxhavi) në Shqipëri. Ai kaloi 21 vitet e fundit si skllav modern në organizatë.
Tani, pas këtyre viteve të gjata, përkundër të gjitha përpjekjeve të kota që ne bëmë për të parë të dashurin tonë, mësuam se Malek Shara’i, i cili, sipas provave, me sa duket kishte vendosur të largohej nga organizata, u vra brutalisht ndërsa përpiqej të shpëtonte.
MEK njoftoi në një deklaratë se Malek ishte mbytur në një rezervuar afër kampit MEK në periferi të Tiranës, por nuk u gjet asnjë shenjë e vogël për të provuar këtë pretendim pas dy javësh kërkimesh nga ekspertë të zhytjes dhe nga policia lokale.
Malek ishte një notar profesionist si dhe ishte i trajnuar si zhytës. Prandaj deklarata e MEK se ai së pari e shpëtoi dikë dhe pastaj nuk mund të shpëtonte veten nuk është e pranueshme.
Për fat të keq, autoritetet shqiptare janë të heshtura në këtë çështje, nën presionin e një kulti terrorist dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje dhe madje kanë udhëzuar policinë lokale me shkrim për të mbyllur dosjen dhe për t’a shpallur atë si person të zhdukur. Asnjë hetim i plotë nuk është bërë brenda kampit të MEK dhe në mesin e banorëve të tij.
Malek nuk është personi i parë i cili është eliminuar fizikisht për kundërshtimin e politikave dhe veprave të kultit. Shqetësimi ynë kryesor është që nuk do të jetë i fundit.
Ne duam të dimë se si një kult terrorist mund të marrë qëndrim në një vend të largët në Evropë dhe të ketë një dorë të hapur për të eliminuar anëtarët e vetë të pakënaqur. Pse policia dhe autoritetet u përpoqën t’a mbyllnin këtë dosje të diskutueshme sa më shpejt që të ishte e mundur? A është gjetur trupi ose a është e ditur se si u vra ai dhe pse organizata e shpall atë të vdekur?
Zonja Mogherini,
Ne anëtarët e familjes Malek (nëna, vëllezërit dhe motrat) ju bëjmë thirrje që të pyesni qeverinë shqiptare përse e kanë lejuar një kult terrorist dhe i kanë ndalur hetimet dhe kanë heshtur për këtë rast? Autoritetet vendore njoftuan se asnjë kufomë nuk është gjetur në rezervuar dhe për këtë arsye kërkesa e MEK është një gënjeshtër e fabrikuar.
Ne dëshirojmë që ju të ndërhyni dhe të kërkoni shpjegime nga përfaqësuesit dhe autoritetet shqiptare, vend i cili ka aplikuar për t’u bashkuar me BE-në. Mediat shqiptare kanë shkruar për këtë çështje por nuk kanë pasur asnjë ndikim fare. Ato kanë shkruar qartë se për të gjetur kufomën duhet të shikojnë brenda kampit MEK dhe jo brenda rezervuarit. Kjo është diçka që hetuesit tani duhet të bëjnë.
Me respekt,
Masumeh Torkamani, nëna
Hosein Shara’i, vëllau
Xhemal Shara’i, vëllau
Abas Shara’i, vëllau,
Zeinab Shara’i, motra
Zahra Shara’i, motra